Ese për Mësuesin e merituar elbasanas Abdyl Kajanaku

Kultura

Ese për Mësuesin e merituar elbasanas Abdyl Kajanaku

Nga: Aziz Bytyçi Më: 25 korrik 2017 Në ora: 10:21
Shkolla normale Elbasan

T’ i këndosh me vargje tuaja lirisë, rilindasve të kombit , të përkujtosh njeriun që të mësoj  është gjëja më e shejt. Jo vetem ne , por  në tërë globin e botës ku jetojnë shqiptaret e kanë tani të njohur se kush është, poeti,shkrimtari,krijuesi i letrave shqipe dhe publicist  profesor  Namik Selmani , që në çdo liber të tij shkruhet duke i kënduar atdhedashuris , kombit , rilindaseve dhe figurave më eminente të kombit e në këtë e paraqet një kronologji për  mësuesin që e mesoi,e ky është dhe i thon Namik Çami.Ky emer që lindi në universin e një fshati të Çamërisë Konispol është bërë i njohur në analet e poezisë e sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtareve të njohur jo vetem të botes shqiptare por gjithandej  të penave të njohura botrore.

Profesor Namik Selmani edhe unë gazetari Aziz Bytyçi ta kam borgj të shkruaj për ty dhe t’i publikoj shkrimet tuaja në Kombetaren “BOTA  SOT”, sepse je njeriu i vlerave madhore e gjithë kombetare , të lumt o çami i Çamërisë nënë Është lumturi që të thuash sot e kah mot se ke qënë nxënësi i shkollës pedagogjike “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit. Aq më tepër në vitet më të arta të sa si ishin vitet 60 ku unë isha pjesë e saj. Në këtë qytet edhe sot e kësaj dite e quajnë Normalja. E këtë nder nuk e jepte vetëm godina nga më të mëdhatë e kohës nga më të populluarat e kohës nga më me traditë në të gjithë vendin mbase edhe në Ballkan. Nuk na e jep Muzeu i shkollës një ndër më të mirët në shkallë kombi për arsimin. Shkollën e bën fryma e mësuesit. Deri në vitet 60 ajo quhej Universiteti i Elbasanit.

Pse jo dhe Universiteti Shqiptar. E kishte pranuar këtë kontratë të pashkruar i gjithë kombi që nga dita kur ajo hapi dyert më 1909. Në atë vit kuir do të lindëte edhe personazhi ynë Mësuesi i Merituar Abdyl Kajanaku. Kur isha në 100-vjetorin e shkollës më dukej se brenda atyre klasave po dëghoja dhe po shihja dhe një mësues të rrallë që quhej Abdyl Kajanaku. Një Kajmak i vërtetë do të thoja pa asnjë shaka brenda ligjërimit tim për atë mësues. Ne vinim nga fshatra të largët me pasionin e mësimdhënies . Në një shkollë ku lënda kryesore e profesionit ishte pedagogjia dhe të psikologjisë të cilën e jepte ai. Vetëm disa vite para se ta takoja unë kisha qenë në një fshat të largët më të largëtin e kufirit të Shqipërisë nga Ninati i Konispolit. Atje ku Çamëria ndahej në dy copa.

Image

Atje ku disa dekada më parë kishte lindur Mësuesi i Popullit ose Mësuesi i Rilindasve Hasan Tahsini që kishte bërë dhe shumë libra pedagogjikë që kishte kulturën franceze të Sorbonës dhe e që një ditë kishte hapur Universitetin e Stambollit në Perandorinë Osmane si rektor i parë i tij. . Atë ditë ende dhe sot më kanë mbetur në sy gjethet erëkëndshme të dafinave që kishin zbukuruar atë oborr shkolle paksa të vogël për ne për atë fshat po që në vitet që do të vinin do të madhështohej e do të bëhej një kopësht hyjnor diturie. Për professor Avdylin të gjithë dafinat e maleve shqiptare nuk do të mjaftonin për t’ia vënë për kujtesën e tij. E sërish një Abdyl Kajanaku që do ta kishim në disa vite si mësues të pedagogjisë ma sillte atë pamje të bukur.

Vinte nga Gjeneva Profesor Abdyli ku do të diplomohej në një Institut që kishte emrin më të nderuar të pedagogjisë franceze ai i Zhan Zhak Rusoit. Shumë nxënës në ato vite gojë më gojë përcillnin poezinë që ai ua tregonte atyre zëzjarrmuarve si ne për botën dhe që s’dijet se kur do ta preknim një ditë pasi Shqipëria sa më shumë po izolohej,. Në një kohë që atë e kishim mësues as që e dinim madhështinë e tij nderet, por çdo fjalë çdo hap e bënte atë model për ne. Nuk kishte internet që të lexonim për të. Po ai ishte një perëndimor në kulturë që në ato vite kalonte vitet më të arta në një shkollë.

Dhe kishte mbi tre dekada që nga viti 1939 që e bëntë një punë të tillë. Punoi në Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe më pas përsëri kthehet në Elbasanin e tij të dashur, plot dituri e përvojë e si pedagog jep mësim në Pedagogjiken, tashmë të konsoliduar të këtij qyteti, deri në vitin 1975. Si përfaqësues i shkollës aktive, marrëdhëniet e tij me nxënësit ishin të veçanta nga kolegët e tjerë, sepse ato nga profesor Kajanaku karakterizoheshin prej respektit për individin nxënës, për psikologjinë e tij. Në qendër të këtyre marrëdhënieve qëndronte respekti për mendimin e lirë dhe të pavarur të nxënësit. Në një karakteristikë të drejtorisë së Shkollës Pedagogjike të Elbasanit, më 24 qershor të vitit 1948, sipas kërkesës së Ministrisë së Arsimit, për profesor Kajanakun, veç të tjerave, thuhet: "Është udhëheqësi kryesor i pedagogjisë praktike, ka përgatitjen më të lartë pedagogjike, pasi studion gjerë e gjatë pedagogjinë e metodikat, njeh mirë problemet e shkollës fillore e të mesme, ka punuar mjaft për të futur në shkollat ushtrimore koncepte e metoda të reja. Kandidatët kanë gjetur tek ai një udhëheqës të sigurt" Mjafton që të kujtojmë se ai për temën e tij të diplomës do të kalonte në duar në punën e tij studimore 120 nxënës të shkollës së në Gjenevë, të nacionalistëve italianë, gjermanë e francezë. Ne nuk ishim të nacionaliteteve të tilla.

Shumë, shumë kishte nga Kosova. Vinim nga Elbasani e nga rrethina, por besoj se ishim po kaq të dashur sa edhe ato nxënës të Italisë të Francës. Dhe nuk e kishte për droje mësuesi i madh që në fillimet e tij t’i binte mandolinës të bëhej aktor. O zot, sa misionar i vërtetë i kulturës dhe i arsimit kombëtar ishte Abdyl Kajanaku. Dhe më tej në vitet e tjera ai do të shkruante, do të botonte do të ishte përherë në ballë. A ka shembull më të madh për një komb kulturëdashës se sa ai? Ai e nisi punën në shkollën ku ishim ne në një kohë që ende partia nuk e kishte vënë në “kularët politikë‘ arsimin. Kjo do të bëhej më 1966 kur niste “revolucionarizimi i shkollës“ përkthyer në politizimin e shkollës që e dëmtoi shumë herë përmbajtjen e saj, anën shkencore.

Dhe mësues të tillë do t’i kishte zili sot jo vetëm çdo shkollë shqiptare, por edhe evropiane. Ai dhe ata që e ndiqnin në këtë pasion ata nuk kishin konkurrentë në llojin e tyre dhe mund të fitonin në portalet e të gjithë kohërave e të tëbgjithën vendeve në arsim. Pedagogjia që na jepte profesori Kajanaku seç më shkon mendje sërish edhe te Kajmaku, kishte një prapavije të fortë perëndimore. Por kishte ushtrimoren kur ajo teori që na jepej vihej në praktikë më së miri. E atje ishte mes pedagogëve të mirëfilltë ishte dhe një Alemsha Bedhija. Për fat ishte dhe mësuesja ime e klasës së parë në Peqin.

Vëllai i saj kishte hartuar Abetaren që Quhej Gani Bedhija dhe për dhjetra vite ajo abetare mësoi shkronjëzimin e mjaft brezave në Shqipëri. Kam patur rast që shumë vite më vonë dhe unë të bëhesha mësues në një shkollë pedagogjike në Berat. As që bëhej fjalë për atë traditë që ata kishin krijuar. Gjithsesi pamja fisnike e profesorëvë të Pedagogjikes na shfaqej atëherë dhe sot para syve. Vërtet nuk kishte nxënës që të pinin kafe me mësuesët ashtu si bëhet sot në emër të një demokracie, por edhe ashtu e atë “pushtet“ të bukur që kishin, ata ishin dhe mbetën modele të një brezi që do ta përcillte në breza atë fisnikëri 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat