Dromca jete me babain

Kultura

Dromca jete me babain

Nga: Haki Bunjaku Më: 24 gusht 2017 Në ora: 11:57
Haki Bunjaku

Ishte e premte e 24 marsit 1974 kur eskorta policore prej 16 vetësh më rrethuen në shkollë dhe pasi u siguruan që jam në zyrë, u ndan dyzash. Këta në shkollë më kontrolluan mua dhe ma kontrolluan bibliotekën e shkollës dhe pastaj bashkë me këte grupë shkuam te tjetra në shtëpi, e cila mi kish bllokuar anëtarët e familjes.

Xhaviti sillej nëpër oborr se nuk e lenin me hy brenda, bile një idiot, Isuf Buca e kanosi me vrasje, por nuk mund e trembi.

Kryen kontrollin dhe mue me muerën me vete te Ruhani i Selmanit ku ua gatuanin darkën.

Babën nuk e kishin lejuar të delë prej ode.

Më thanë se do më marrin në Gjilan, por nëse do shko përshëndetu me familje e të shoqëro dikush.

U tregova familjes, por baba nuk u ndal dhe më shoqëroi deri te çeshmja e xhamisë, ku priste marica.

Aty u përshëndetëm dhe i tha Selim Broshës: Selim, ti djalin ma more e ne kundra ligjit nuk jemi! Po e përdore dajakun, edhe gjashtë meshkuj jemi në shpi e të gjithëve në shpinë na kije.

Ne u nisëm, kurse ate e përpiu terri.

Maricën e ngiste një Sabri zhegre, lubia vetë, që rrugës deshte të më rrahë, por polici-Rexhep Hasani (guzilla) i tha: -ti grahi kerrit, kurse këta une e kam në dorëzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat