Kreativiteti dhe tensioni kreativ i krijuesit

Kultura

Kreativiteti dhe tensioni kreativ i krijuesit

Nga: Bislim Aliu Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:05
Bislim Aliu

Pa mëdyshje, laboratorët kreativ të krijuesve, janë të shumta dhe të llojllojta. Në këtë llojllojshmëri, gjithsesi është uni, ndiesimi dhe shpërfaqja idilike e secilit prej tyre. Këto rrëfime idealizuese, sigurisht, nuk do t’i njohim, pa e njohur procesin e njëmendësimit të veprës së krijuesit. Kjo, pa dyshim, do njohje, përkushtim, angazhim dhe analizim të thuktë dhe të lartë, në njohjen e kreativitetit thelbësor, artistik, ndiesor dh përmbajtësor të krijuesit.

S’do mend se procesin kreativ të krijuesit, janë përpjekur shpeshherë ta sqarojnë në mënyra të llojllojta, analitik dhe artistë të ndryshëm. Dhe, sipas tyre; çka është ajo forcë që nuk e lë artistin e qetë, por e detyron atë që ta shprehë shqetësimin e vet shpirtëror? Dhe, kjo vuajtje e brenshme shpirtërore, a thua, në çfarë shkalle të ndiesimit gjendet që me aq afsh e detyron krijuesin që të rrëfehet?

Tensioni kreativ i krijuesit është një“vrragë” e lartë shpirtërore e krijuesit, vargnohet vazhdimisht në mendjen dhe shpirtin e tij idealizues. Ajo, asnjëherë nuk do ta lë të qetë krijuesin. Ndaj, sigurisht, këtë rrëfim sensitiv, asnjëherë, nuk do ta njohim plotësisht veprën artistike, nëse për këtë nuk kemi njohuri për  procesin e njëmendësimit artistik të kreativitetit të tij; pra “laboratorin” kreativ të krijuesit.

Në këtë drejtim, kemi mendime të ndryshme në lidhje me laboratorin kreativ të krijuesit. Disa studjues dhe artistë të ndryshëm, mundohen që të na bindin, se talentët janë të pashpjegueshëm. Megjithatë, disa të tjerë, mendojnë se labirintet kreativ të krijuesit, edhepse janë të ndërlikuara, ato në essencë nuk janë të panjohura. Kurse disa të tjerë, mendojnë se përafërsisht mund t’i njohim fshehtësitë kreative të krijuesit. Pra, për këtë realitet të vazhdueshëm të tensionit kreativ të krijuesit, kemi laramani të llojllojta mendimesh.

Krijuesit tërë jetën “thithin” mbresa (përshtypje) për krijimtari

Pa mëdyshje, laboratorët kreativ të krijuesve, janë të shumta dhe të llojllojta. Në këtë llojllojshmëri, gjithsesi, është uni, ndiesimi dhe shpërfaqja idilike e secilit prej ryre. Këto rrëfime idealizuese, sigurisht nuk do t’i njohim, pa e njohur procesin e njëmendësimit të veprës së krijuesit Kjo, pa dyshim, do njohje, përkushtim, angazhim dhe analizim të thuktë dhe të lartë, në njohjen e kreativitetit thelbësor, artistik, ndiesor  dhe përmbajtësor të krijuesit.

Dihet mirëfilli, se përshtypjet e shumta dhe të vazhdueshme që i fiton krijuesi për krijimtari, asnjëherë nuk do ta lën të qetë. Ato varg e vijë e detyrojnë krijuesin që ta shprehë ndiesimin dhe idealizmin e vet shpirtëror. Dhe, mu për këtë shpërfaqje; artistët dallohen nga të tjerët, për shkallën më të lartë të vetëdijes, e cila i shërben krijuesit për veprën artistike.

Kjo cytje e brendshme shpirtërore, i shërben përherë krijuesit (artistit), për ta krijuar imazhin e ri (reja) të cilat janë pikënisje për krijimin e veprës artistike. Sigurisht këto emocione të larta shpirtërore e shqetësojnë artistin për krijimtari. Kjo formë e krijimit dallohet shumë ndër artistët.

Në këtë drejtim, shkrimtari V. Koreshi, këtë proces dallues e shpreh kështu; “Nuk dihet si ecën njeriu në terrenin e brendshëm të tij, si bëhet procesi i ndërgjegjësimit… Shkrimtari ose artisti në përgjithësi është një “minator” që ncjerr “mineral” nga thellësitë të panjohura”.

Krijuesit tanë madhor, si; A. Buza, T. Emra, M. Mulliqi, S. Shijaku, Gj. Gjokaj, F. Krypa, Xh. Xhafa; burimin e përfyturimeve të shumta në krijimtari, e kanë nga fëmijëria dhe vazhduan gjithnjë gjatë tërë jetës, krijimtarinë  artistike, me shpërfaqje të lartë idilike, ndijesore dhe fare përmbajtësore. Ata në veprat e tyre , përherë treguan shpirtëroren dhe ndiesimin më të lartë të kreativitetit senzitiv. Ata, zatën, mbetën figurat qendrore të artit pamor shqiptar. Dihet mirëfilli se koha për krijuesin është realitet. Dhe, këtë realitet, mundohet ta shpreh në mënyrën sa më të veçantë secili krijues, ashtu siç e ndien ose  siç e përjeton. Sigurisht, kjo mënyrë e veçantisë të të shprehurit, vërehet dendur në librin “Jeta në letërsi” e D. Agollit, i cili theks të posaçëm i kushton mbresave jetësore dhe posaçërisht atyre fëmijërore. “Sa më e pasur të jetë biografia e poetit me ngjarje, me mendime, me gëzim dhe hidhërime, me shqetësime shpirtërore dhe trazira – shkruan ai, aq më e fuqishme bëhet krijimtaria e krijuesit”.

Gjithsesi, këtë situatë krijuese dhe të tensionuar, me plot emocione dhe sakrifica të shumta, e përshkruan bukur edhe piktori Van Gog, duke treguar persiatet e jashtëzakonshme shpirtërore, të cilat e ngacmojnë krijuesin, që të shprehet me emocionalitetin më të lartë kreativ.

Historianët e artit janë vlerësuesit më të denj të veprave artistike

Sadoqë artistët dhe krijuesit e ndryshëm, mundohen vazhdimisht t’i analizojnë veprat artistike; megjithatë, historianët e artit, mund t’i interpretojnë dhe t’i vlerësojnë, më së miri krijimet artistike të krijuesve. Meqë, secili krijues, e ka botën e vet të rrëfimit, atëherë mu për këtë, është tejet vështirë, që për një kohë të shkurtër, të kuptohet bota kreative  dhe laboratori shpirtërori i krijuesit.

Në këtë kontekst të njohjes së veprës artistike; shumë krijues dhe analitik të ndryshëm, janë përpjekur që të dijnë; C’është ajo forcë e madhe e një skulptori me ndjenjen e vet shpirtërore, ta  krijon gjithë atë skulpturë maramendëse? Ose në anën tjetër, ku e ka atë fuqi drithëruese aktori, që me aq elan kreativ e luan rolin e tij në skenë?

Ndaj, mu për këtë, në shtypin tonë, herë pas here janë bërë intervista me krijues, por ato disi janë të zbehta, duke mos treguar thelbësoren e kreativitetit të tij në krijimtari. Ato disi po dalin të mangëta dhe nuk e kanë domethënien  konkrete të intervistës. Sigurisht atë thelbësorën e kreativitetit të brendshëm shpirtëror, sikur krijuesit nuk  tregojnë realisht. Atë shpirtëroren kreative, secili krijues sikur e ruan si një fshehtësi, të kreativitet shpirtëror e mendor!

Megjithatë, në këtë drejtim, përveç dy librave; “Gjurmë jete” të Odhise Paskalit dhe “Ftesë në studio” të Ismail Kadaresë, në të cilat është shoshitur dendur dhe  më gjërësisht “laboratori kreativ” i krijuesit, në libra të tjerë, nuk kemi qasje reale për laboratorin kreativ të krijuesit. Andaj, mbetet që në të ardhmën t’i kushtohet më tepër këtij tensionimi të  lartë kreativ të krijuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat