Filloi edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec

Kultura

Filloi edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 23:38
Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të poezisë

Në qytetin e Rahovecit ka filluar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të poezisë, festival ky i cili do të zgjat tre ditë me pjesëmarrjen e poetëve nga pesë kontinente.

Drejtori i festivalit, njëkohësisht ideator dhe organizator, poeti i mirënjohur Fahredin Shehu, në fjalën e vet ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe shumë donator të cilit me mjete financiare kanë mundësuar mbajtjen e festivalit, përfshi këtu edhe Komunën e Rahovecit.

I pari i Komunës së Rahovecit, kryetari Idriz Vehapi, thotë se poetët gjithkund janë shpirti i kombit, i kanë prirë ndryshimeve pozitive në shoqëri me dhënien e shpirtit poetik, por edhe Rahovecit, rrushit dhe verës. Vehapi në vazhdim falënderoi poetin Fahredin Shehu për organizimin e festivalit, për çka thotë se ishte ideja e tij e qëlluar, sepse kultivimi i rrushit dhe begatia e Rahovecit me trashëgiminë kulturore, lidhen ngushtë me poezinë.

Mbajtjen e festivalit e përshëndeti edhe poeti nga SHBA, William S.Peters, i cili nesër promovon edhe librin " Kosova e dashur ëndrrat e Rahovecit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat