Testi i ADN-së: Dali nuk babai i Pilar Abel

Kultura

Testi i ADN-së: Dali nuk babai i Pilar Abel

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:33
Salvador Dali dhe Pilar Abel

Fondacioni Gale njoftoi sot se rezultatet e testit të ADN-së së piktorit Salvador Dali, treguan se piktori i famshëm spanjoll nuk ishte babai i një gruaje që pretendonte se ishte vajza e tij që kërkonte atësinë dhe të drejtën e pronësisë.

Gjykata në Madrid, e cila ka urdhëruar përcaktimin e atësisë, ka informuar fondacionin se Pilar Abel, 61 vjeçare, nuk është vajza e piktorit Dali.

Dali kishte lënë një pasuri të madhe dhe nuk kishe asnjë trashëgimtar që ta trashëgonte pasurinë. Gjykata kishte urdhëruar që të zhvarroset trupi i piktorit për të bërë ADN-në, pas pretendimeve të  Pilar Abel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat