Ta kujtojmë një burrë trim, heroin Zymer Fazli Tolaj (Vokshi)

Kultura

Ta kujtojmë një burrë trim, heroin Zymer Fazli Tolaj (Vokshi)

Nga: Skender Shala Më: 8 shtator 2017 Në ora: 11:03
Zymer Fazli Tolaj (Vokshi)

Kur i kujtojmë trimat, patriotët, luftëtarët, që kontribuuan për çlirimin e trojeve tona, në kohëra të liga, - ne respektojmë parimet tona themelore, kalitemi me atëdhedashurinë.

Duke  pasur ndërmend përpjekjet, sakrificat  mbinjerëzore të kësaj plejade, - ne kultivojmë ndjenjat më fisnike si virtytet e vlerave më të larta njerëzore e kombëtare!

- Kjo na pasuron historinë tonë kombëtarë, i jep kuptim atdheut duke rritur vlerat e një kombi. Të vetëdijshëm së, falë këtyre përpjekjeve mbinjerëzore,  kemi mbijetuar deri me sot. Kjo tokë e bekuar, me trojet tona arbërore, është Dheu që nxjerr nga gjiri vet heronjtë nëpër kohë! 

Pikërisht nga ky dhe i trojeve arbërore lindi trimi i pa epur, heroi Zymer Fazli Tolaj. Lindi rreze maleve të Alpeve Shiptare të Deçanit në fshatin Pobërgjë në një familje tradicionale shqiptare me 1911, kur Kosovës i shkonte tym e flakë në katër anët nga topat e Dervish pashës me hordhitë e veta, kundër kryengritjeve të mëdha shqiptarë.

Po në këtë kohë në Kacanikun legjëndar,  bëhëj luftë skënderbeg-janë në krye me Isa Boletinin, Idriz Seferin etj. Këndej në malësinë e Gjakovës, Bajram Curri me Krasaniqën e Bytyqin, e me vullnetar tjerë, kishtë dërmuar katër bataljone osmane krejtësisht.

Atëhërë Zymeri i vogel 10 muajsh në ketë kohë shkonte zvarrë si të gjithë kalamajt kur përpiqen të ngriten në këmbë. Kur papritmas kërcet gjylja e topit në udhëkryeqin e rrugorë Polanë. Aty afër u tund vendi nga krisma, u dridhe toka nga shtypja e fuqishme, u tremb foshnja e vogel 10 muajshe me emrin Zymer, i cili brofi për hërë të parë në këmbë, sikur deshi tju del përpara topavë të Dërvish pashës me kushtrimin; - ah Shqipëri mos thuaj mbarova, së djemtu tu gjithëmonë janë gjallë!!!  

 Kështu e deshti fati shqipëtarvë! Skemi pasur kohë me shijuar jetën, armiqët e shumët nuk na  lanë ta shijojmë as djepin, as femirinë, as gëzimin, as dashurinë, as dasmen, asgjë! Nga lufta në luftë për vetëmbrojtjë. Por, për mbijetesë e për trojet tona u flijuam.

Zymerit qysh në moshen 9 vjecare i vdes nëna, dhe si jetim me mundime rritët nga familjaret. Tani kemi kohën kur Kosovës spo i ndahëj gazepi, sa shkuan hordhitë otomane, menjëhëre erdhën sërbosllavet. -  Zi i pari, futë i dyti!

Tani Zymerit i vjenë koha për shkollë. E dërgojnë në mejtepin e fshatit në gjuhën sërbe, ti mësojë gërmat qirilicë si të gjithë tjerët, madje edhe për fenë islame!!!- Ngasë këto shkojnë bashkë, janë të pandashme! - Kjo ishtë përgaditja e asimilimit më të lehtë për mës fesë! 

Zymeri mbas katër vitëvë detyrohet të ndërpresë shkollën, për tu marrë me punë të shtëpisë. Qysh në moshen e re, kalitët me shkathtësit fizike, me një trup të zhvilluar dhe të fuqishem, dallohet në sporte fizike; mundje, rrokje qitje në shënjë e tje. Vjen koha dhe e marrin ushtar. Me që ishtë me një trup të zhvilluar dhe i shkathet, e dergojnë në garden e krajlit të Jugosllavisë asajë kohë. Si ushtar u dallua me shkathtësit e tij në shumë lami, dhe kjo u vrejt nga përcjellsit të cilet nuk e shikonin me sy të mirë për të ardhmen.

Ata të cilet nuk ja donin të mirën shqiptarvë dhe me dronë, së një ditë pikrisht ky djal i vendosur dhe i shkathet do të na kthejë pushken . Ata nuk kishin gabuar në vlërsime! – Ashtu u doli! Pikrisht ky trim, Zymer Fazli Tolaj nga Pobërgja është ai i cili kapi pushken vitë me radhë për lirin e vendit. Eshtë koha e ,,reformave agreare” – të pushtimit klasik, grabitjes, përvetësimit të pasurive tona më të mira. U mbushë Kosova me ardhacak më të tmërshëm, kriminel sërb nga e tër jugovina, si kolon në shtëpitë dhe pronat tona! – Projekti i Grashaninit, Andriqit (nobelist) dhe Qubrilloviqve. (Lexo; naselenja serba i cernagorca nga dr. Millovanoviq si temë doktarete para Dr. Ali Hadrit)! – Aty i gjeni të gjitha detajet! Ky plan i Beogradit, hasi në kundërshtim gjithëandej nëpër Kosovë.

Kjo nxiti trimat shqipëtar në organizimin e qetave në formë guerile-luftë malevë. Kjo qëndresë u kurorizua mjaft mire me vrasjen e shumë xhandarve sërb dhe kolonve uzurpator. Duke pare rrezikun në vitin 1941 trimi Zymer Tolaj bashk me kusherit Bajram Rexhë Tolaj e Qazim Metë Tolaj dhe vllëzërit Beqë e Kamber Metë Hadërgjonaj dhe me shumë vullnetar organizohen për ta mbrojtur vendin kudo që është nevoja, madje deri në Plavë e Guci muarren pjesë në luftime. Lufta e dytë për shqiptarët solli, etnocidin e një tërrori me krime deri në cfarosjen masive. Ushtria sërbo-cetnik rrethojë Kosovën me një ushtri të madhe për zhdukjen e shqipëtarve dhe sërbizimin e vendit! OZNA famkeqë bëri kërdin gjithandej për ti kapur të gjithë ata burra luftëtar që kishin bërë cendresë. Atëhëre Zymer Tolaj bashk me shokë, bënin përpjekjë për riorganizim duke përdorur taktiken guerrile të qëndresës nëpër male në kushtë shumë të veshtira, por falë disa barijvë të Belegut, që i kishin mbajtur me ushqime. Xhandërmeria sërbo-sllave slentë vrimë pa hyrë që ta shuntë rezistencën, duke shtuar ndjekjet e parreshtura, kështu që në një mengjës të hërshëm, grupi rrethohet nga 300 polic e ushtar, Zymeri falë shkathtësive të tijë fizike e strategjike me shokë e qajnë rrethimin me suksës.

Në ketë marshim vjeshtë të vonë, duke levizur nëpër bjeshket e Decanit deri sa e gjëjnë një strehim të Rrasa e Zogut për ta kaluar dimrin. Gjatë ketyrë levizjevë Zymeri bjen në kontakt me intelektualin Sali Beqë Gacaferin, Mehmet Alin, Arif Krrekun, Arif Gaxherrin, Kadri Lanën, të gjithë nga Juniku, cilët përgaditshin organizimin e NDSH-së, si mundësi për tju kundërvuar pushtimit klasik sllavo-cetniko-komunist.

Dimri po afrohet dhe Zymerin me shokë e gjënë të Rrasa e Zogut në një shpellë shkëmbi. Me veti kishin ushqime, armatime, veshmbathje deri në Prandvërë për beteja të reja. Por me 24 nëndor, mbi borën e bardhë, në befasi dhe me trathti rrethohen, hidhen bomba dore nga dy anët, flake për flak, vrahet një officer i lartë në luftim me Zymerin i cili edhe vetë plagoset me 6 pluma. Ashtu me gjasht plagë në trup, Zymeri prap qanë rrethimin i përgjakur, kalon Erenikun mundimshëm duke vazhduar gjithë atë tërën deri në Carrabreg, në lagjen e Bozhdarjave të Gërdajat, ku një plakë e vetmë i kishtë lidhur plaget dhe i kishtë përgaditur një gotë qumësht të ngroht, Zymeri nuk kishtë mundur as ta pinta nga plagët që e kishin damtuar deri në atë masë.

Me gjashtë plagë në trup, e me dorë të thyar nga plumbat, vazhdon për në Skivjan për të ju dorzuar në besim të Rrustem Sadria, sanitët nga shërbimi ushtarak! Ai sapo i pa plagët që po e rëndonin cdo moment do të vinte deri të më e keqja, i propozi spitalin. Aty Zymeri u kap nga organet duke dërguar në spitalin burg- ushtark në Pejë, të cilin edhe të smurë e torturojnë  barbarisht për 27 ditë! Mandej fillon gjykimi 111 ditësh, bashk me antarët e NDSH, si Gjon Serreqi, Ukë Sadiku i Gjurgjevikut me të birin Skenderin, gjithësëjt 48 veta, ku të gjithë denohën me vdekje.

Zymeri edhe para gjygji mbante 9 kg. pranga në këmbë. Mbas disa ankesave nga familjaret e Zymerit, prap denohët me vdekje, ankesën e dytë ja zbresin në 20 vite burg të rëndë. Me 1953, kishtë përfituar nga një amnisti dhe Zymeri lirohet dhe kthehet në shtëpi. Fillon jetën nga e para. Martohet me të fejuaren Zejnepë Tahiraj nga Belegu, që kishtë pritur plot 12 vite e fejuar dhe nga kjo martesë lindin tre trashegues! Tani vjenë viti1956-57 aksioni e mbledhjeve të armeve, koha me famkeqe enjohur si koha Rankoviqit prap tortura, Zymerin e marrin në Decan, duke turturar barbarisht me thyerjen e brijve, të cilat me veshtërsi ju shëruan. Edhe ketyrë torturave patrioti trim dhe i pa thyar Zymer Fazlija Tolaj nuk dorzohet, duke qendruar i fort e besnik deri në fund. Zymeri në moshë të thyar, i lodhur nga përjetimet e egra, e përjetoi edhe luften e fundit 1999, me shumë dhimbje duke parë me sytë e tijë barbarinë sllave në vazhdimësi. Me 17 janar 2002, mbylli syt për në amshim, për të mos vdekur kurr! U varros me ndërime në fshatin e tijë të lindjes.

Lavdi për jetë vepres këti burri trim, luftëtar për cështje madhore deri në vdekje. Me 1992, kontributi i këti luftëtari, u dekorua nga presidenti i Shipërisë bashk me atëdhetarë tjerë nga radhët e NDSH-së për kontributin ndaj cështjës kombtare! Këtë vit më 7 Mars u shpall me dekretin e presidetit të Rep. së Kosovës, hero i Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat