Laert Vasili rikandidon për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar - Bota Sot
Laert Vasili rikandidon për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar

Kultura

E hënë, 19 nëntor 2018

Laert Vasili rikandidon për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 23:15
Laert Vasili

Ndonëse dje deklaroi nga emisioni “Zonë e Lirë” se nuk do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, duket se Lart Vasili ka ndërruar mendje.

Aktori bën me dije përmes një postimi në “Facebook” se ka marrë këtë vendim për të ardhmen evropiane të institucionit të teatrit.

“Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Theatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës”, shkruan Laert Vasili.

Katër vite më pare Vasili kandidonte përballë Hervin Çulit, por nuk fitoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test