Poema që sjellë dashurinë e Adem Jashari për jetën

Kultura

Poema që sjellë dashurinë e Adem Jashari për jetën

Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:39
Poema “Adem Jashari “e Ilir Shaqirit

(E plotësuar) - Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizoi sot akademinë letrare-artistike “Ora e lirisë për veprimtari tradicionale” në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Në kuadër të kësaj akademie, sot është përuruar edhe poema “Adem Jashari”, e Ilir Shaqirit.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqeri Galica ka vlerësuar lart veprën më të re të Ilir Shaqirit “Adem Jashari”. 

Kjo poemë, sipas tij, promovohet në 20 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe përshkruan sakrificën dhe mundin e kësaj familje për lirinë tonë.

Galica: Poema Adem Jashari është vepra më e re e Ilir Shaqirit

“Poema Adem Jashari e Ilir Shaqirit, është vepra më e re e tij, e porsa dalë nga shtypi që po përurojmë sot në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila organizohet më 5, 6 dhe 7 mars në trevat e ndryshme shqiptare. Akademia letrare artistike “Ora e lirisë” e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si pjese e Epopesë do të jetë tradicionale”, ka thënë Galica.

Avdyl Kadolli recensent i poemës Adem Jahsari, ka thënë se është vepra më e plotë poetike për heronj tonë kombëtar dhe për Epopenë historike të UÇK-së që vjen për 20-vjetorin e saj.

Në poemë, sipas tij, bëhet portretizimi epik e shpirtëror i familjes heroike të Jasharëve.

Kadolli: Saga shqiptare

“Poema është një shkrim i krye heroit me 28 këngë që lidhen simbolikisht me Ditën e Flamurit dhe ditëlindjen e tij. Ajo është saga shqiptare me betejat e përgjakura, qëndresën heroike dhe kullat antike. Adem Jashari kalorës i ditës me kultin e lirisë dhe të Arbërisë”, ka thënë Kadolli.

Gjeneral Kudusi Lame recensent i poemës “Adem Jashari”, ka thënë se kjo poemë është e veçantë për shumë arsye. Kjo vepër e madhe, sipas tij, përshkruan familjen  Jashari dhe komandantin Adem Jashari, të cilët dolën përballë makinerisë ushtarake serbe për lirinë e Kosovës. Ai tha se autori i poemës ka përdorë një mjeshtri me fjalë të arta.

Lame: Kjo vepër sjellë të gjithë dashurinë e Ademit për jetën

“Kjo vepër e madhe sa është e madhe jeta, sjellë të gjithë dashurinë e Ademit për jetën, për familjen, për dheun e oborrit të tij, për tokën shqiptare, për historinë dhe krenarinë kombëtare, dhe për tërësinë e atdheut të copëtuar”, ka thënë Lame.

Arben Veselaj recensenti tjetër për poemën “Adem Jashari”  ka thënë se kjo poemë bartë shenjat e një kryevepër.

Veselaj: Poema bartë shenjat e një kryevepre epike

“Kjo vepër në fakt është një poemë nga të rrallët që trajton temën e heroit nacional të Kosovës në letërsi… (22’01)Poema Adem Jashari si në strukturën tematike, po ashtu edhe në konstruksionin versifikativ, sintaksor bartë shenjat e pa diskutueshme të një kryevepre epike, të shkruar me talent virtuizitet të rrallë”, ka thënë Veselaj.

Në fund para të pranishmëve u interpretua poema “Adem Jashari”, nga autori i poemës Ilir Shaqiri dhe Korab Shaqiri.

Image

Ilir Shaqiri përuron poemën “Adem Jashari”

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizoi sot akademinë letrare-artistike “Ora e lirisë për veprimtari tradicionale” në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Në kuadër të kësaj akademie, sot është përuruar edhe poema “Adem Jashari “e Ilir Shaqirit.

 Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shyqeri Galica ka vlerësuar lart  veprën më të re të Ilir Shaqirit “Adem Jashari”.

 Kjo poemë sipas tij promovohet në 20 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe përshkruan sakrificën dhe mundin e kësaj familje për lirinë tonë.

Gjeneral Kudusi Lame recensent i poemës “Adem Jashari”  ka  thënë se kjo poemë është e veçantë për shumë arsye.

Kjo vepër e madhe sipas tij përshkruan familjen  Jashari dhe komandantin Adem Jashari të cilët dolën përballë makinerisë ushtarake serbe për lirinë e Kosovës.

Ai tha se autori i poemës ka përdorë një mjeshtri me fjalë të arta.

“Poema është një përmendore për komandantin  gjithshqiptar  Adem Jashari, për UÇK-në  dhe mbarë popullin shqiptar”, tha Lame.

Arben Veselaj recensenti tjetër për poemën “Adem Jashari”  ka thënë se kjo poemë bartë shenjat e një kryevepre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat