Të lexosh poezitë e poetit mërgimtar Neki Lulaj është sikur të hynë në lumishtë për ta bërë një buçet lule e qe në lulishte ka kaq shumë lule te bukura sa është e veshtit te zgjedhosh njërën lule ma te bukur si tjetrën. Andaj edhe poezinë kushtuar poetit tonë Neki Lulaj qe pushon mes luleve e është diçka e shenjët qe shpërthen nga shpirti i poetit, duke e lartësuar punën e poetit Lulaj atje ku e ka mëritën e qe ai ishte shumë meritor. Por edhe poezia tjetër kushtuar “Bashkëshortes të poetit” të cilën në mes shumë poezive të tjera po u prezantojmë me poshtë:
Bashkëshortja e poetit
Bashkëshortja e poetit është e dënuar
Ta bëjë gjumin vetëm kur netët vijnë
Sa troket muza e frymëzimit, ngrihet pa përtuar.
Ai zgjohet nga krevati e merret me poezinë.
Kalon natën si zogu mbi një dru të lodhur
E nata fshin djersën e ftohtë, vetë mrekullinë
Herët në mëngjes i prish gumin bashkëshortes
Kur kthehet në krevat me këmbët akullimë.
Bashkëshortja e poetit është e dënuar
T’i lexojë poezitë romantike dhe erotike
Shpesh herë bëhet edhe xheloze e nevrike
Për vargjet e poetit që rrjedhin me buçitje.
E dongu i tallave te cigareve shtohet te kllaniku.
Në natën e thellë peshkon vrullshëm frymëzimi
Kallinjtë e poezisë rriten si grurë korriku
Sa lëshon dritë vargu i yjëzuar i gëzimit.