Ecja në këmbë

Kultura

Ecja në këmbë

Nga: Fatmir Lohja Më: 30 maj 2018 Në ora: 08:50
Fatmir Lohja

Katër shokë pensionistë, si zakonisht, u takuan ditën e ejte, në orën njëmbëdhjetë fiks paradite, në lokalin e lagjes. Pronari, në respekt të zotërijve,në cep të lulishtes, nën hijën e një çadre, që reklamon X markë birre të huaj, ju ka sajur një tavolinë,për të mos i shqetësuar asnjë klient, sado i bessdishëm të jetë.

Përpara se të uleshin, tokën duart, u qafuan ,me aq mall si kur  kishin një vit pa u parë. Edhe vendet janë të përcaktuara fiks, në tavolinën rrethore. Kamarieri u solli kafetë, pa marrë porosinë, se ju a di midenë gjithësecilit. E fillojnë me kafe. Kur debati merr flakë, dhe dita ështe afër marrjes se pensionit, shtohehen edhe bishtat nga pas.

Kokë me kokë, u raportua se si e kishin kaluar javën. U deklarua nga të gjithë marrja e shtesës, së pensionit në shumën 500 (pesëqind) lekë, e cila u bë tema e saj dite. Doli, krejtë rastësisht, se asnjëri nuk i ka treguar gruas, për shtesën. Për të kthjelluar arsyetimin, Dashi, me urdhër ushtarak, porositi teket e para të rakisë, sepse qe i nervozuar nga shtesa e vogël monetare.

Nuk e kuptoj pse po mërzitesh ti ?Dole në pensin pa  parë armik faktik, se për beteja trup me trup,si ballistët  me gjermanët,nuk bëhet fjalë,- e thumboi Lekë ekonomisti Dash ushtarakun.

Ky është fati i brezit tim. Po i bi si gjithnji  të njëjtës brimë të kavallit.Sot hape një vrimë tjetër.Opinioni publik e di, kundërshtarëve tanë historik ,as nuk  u ka shkuar nëpërmend të luftonin kundra  nazistëve.- ja ktheu Dashi.

Jam i mendimit ,që shtesën e pensionit ta konsumojmë në këtë tavolinë,- bëri propozimin agronom Safi.

Do të marrim kalori më shumë se shpenzojmë,dhe  do të  çbalancojmë organizmin,- e futi këshillën mjeksore doktor Fredi.

Tema se bën mirë ,apo bën keq alkooli në moshën e tyre ,u zbërthye në  detaje .E ngriti adrenalinën lart. Nga entuziazmi ,agronomi, bëri porosinë,për hesap të tij,   një xhiro tjetër teke  rakije dhe pak djathë, për ta ulur poshtë.

Shumë po diskutoni.Shtesa e pensionit  mujor është e barazvleshme me  katër dopio raki dhe një racion djathë,te ky lokali i lirë i lagjes.Katërqind mililitra,po ta ndajmë në tridhjetë ditët e muajit,na bie të pimë afërsisht dymbëdhjete mililitra më shumë raki ,në ditë. E po ta kthejmë në alkool të pastërt mjeksor,ulet në   katër-pesë mililitër  . E po ta pimë,të njëjten raki ,në lokalet me kondisioner dhe yje shumë ,mililitrat ditor  bien barbarisht. Gjëmë e madhe ka për ta gjetur trupin tonë doktor !?- ju drejtua  Leka Fredit.

Kështu, si e ndan ti ,edhe unë po të mbështes. Maksimumi ,me  shtesë tridhjetë- dyzet  hapa në ditë,trupi i çon në zero sukseset e qeverisë dhe FMN-së. Ju rekomandoj, që mos ta pini shtesën brënda ditës,se ju bën pak dëm. Edhe nëse ju a jep truri,si sot,e mira është, që për pesë ditë prapa, të mos pini asnjë gram alkool,se melçija rikthehet në parametrat e saj normal.

Katër-pesë mililitra në ditë, e më shumë, unë i lë në gotë,- deklaroi Dashi.  - Paçin  faqen e zezë ata mendimtar , që ju ka shkuar ndërmend  të na  ngrejnë  pensionet me këtë vlerë!

Dash, mos u nxeh për këtë rast!- e nisi ngadalë Leka.-Mos u mërzit asnjëherë kur merr më tepër,se qar është,ka thënë i moçmi,dhe ekonomistët e sotëm.Ne morëm pjesë në mërzitjen tënde,kur ju njoftuan të ktheni shumën e parave,që doli nga llogaritja e ligjit të ri për pensionet ushtarake.

Nuk e  kam pasur ndërmend t’i ktheja ndonjëherë,- u përgjigj Dashi me siguri.

Këtë e dimë  edhe ne .Thuaj shyqyr që doli amnistija,se paratë do t’i paguaje qindarkë më qindarkë. Kolegët e mi,me urdhër nga lart, do t’i mbanin në shpërblimin mujor të pensionit, dhe nuk do të kishte gjykatë që t’i kthente më,- e vulosi Leka.

Profesion të mbrashtë ke, - konstatoi Dashi.

Edhe katër teke të tjera raki,dhe nje racion djathë,që zoti Dash të qetësohet!- urdhëroi Leka kamarjerin.

Këtë urdhër ta mbeshtes me shpirtë,- deklaroi Dashi me gaz.

Doktor Fredi i këshilloi,që mos të abuzonin me ushqimin, edhe sa të mundnin të ecnin çdo ditë. Secili  raportoi kilometrat e  ecjeve në punë.Sipas statistikave individuale ,ju mbush mendja shoqërisë , se Dashi ka rendur më shumë se Safi.

Ecja nuk kushton asgjë,- e mbylli doktori.

Na kushton më lirë,jam dakort,- ndërhyri  Leka.

Asgjë nuk kushton,- e vulosi Fredi.- Sa më shumë të ecim,aq më pak ilaçe do të pimë.

Për uljen e shpenzimeve, në llogarinë  ilaçe, ke të drjetë,- e mprehu lapsin ekonomisti.- Janë disa llogari të tjera që i rrisin shpenzimet.Edhe nuses sime i kanë rëne në sy se shpenzimet për këpucët, detergjentet, ushqimet ,… janë rritur.

Na çmende me llogaritë tuaja!- u fut Dashi. – Na e ke thënë në vazhdimësi , se kontabiliteti është i thjeshtë. Po e debitove në një vend,do ta kreditosh në një vend tjetër se s’bën.

Po.I qendroj asaj fjale.

E debituam ecjen, ke llogari do të kreditojmë?-  e qukte Dashi Lekën.

Ecja është në zërin e shpenzimeve.Të ardhurat debitohen,ndërsa shpenzimet kreditohen. Si nuk e thadrove në tru këtë aksiomë? Sa herë ta kam thënë ? Kur e mbush karikatorin me fishekë e debiton armën.Kur bën qitje në tabelë e krediton .Në këtë rast shpenzimet janë të limituara.Nëse ke njëzet fishekë në karikator,nuk mundesh të dërgosh në tabelë  tridhjetë plumba , sado inat ta keshë armikun imagjinar. Kallashnikovi nuk ka nga i merr fishekët  i gjori. Arma kontrollohet pas qitjes, nëse  ndonjë fishek ka mbetur pa u kredituar, dhe  nga pakujdesia mund të bësh hatanë.E more pensionin?

Po.

Shumë mirë. Pse  debitove xhepin,prandaj ai  u fry si karikatori.Për të shkuar të shpenzimet  e ecjes kemi ca veprime kontabel më përpara.Më shkurt është.Shkon ti  në supërmarket dhe blen ushqimet.

Pensionin ja dorëzoj nuses.Mbaj  paratë   që më  duhen,dhe nuk dua t’ja di më pas,nëse del apo nuk del .Ku shkoj unë të bëj pazare?- sqaroi  Dashi.

Më këtë veprim ekonomik,na shtove edhe një veprim tjetër kontabël. Me akt-dorëzimin e parave, krediton xhepat tuaj,dhe debiton arkën  e nuses. Ajo shkon  në supërmarket dhe blen ushqimet.Në këtë rast krediton kuletën dhe me mallrat e blerë debiton magazinën e shtëpisë. Kur gatuan krediton magazinën.Në proçesin e ngrënies,ju debitoni stomakun .Për t’u liruar nga energjitë e tepërta, ju kreditoni ecjen.

Ma bërë mendjen çorap.

Pse? Kur fryhen xhepat debitohen,kur  zbrazen kreditohen.A ka më thjeshtë për ta mbajtur mend? Stomaku  me kallashnikovin, si llogari  magazine , kanë pak  ndryshim.Të parit sa i fut,më shumë nuk nxjerr.Të dytin, nëse  e krediton më shumë ,ai hap derën e magazinës së rezerva të yndyrës ë trup. Në ketë rast dobësohesh  ,thonë doktorët  , - dhe Leka i la dopio gjashtën në dorë Fredit.

Shumë e saktë  nga ana ekonomike.Edhe katër teke e një rracion djathë, se masa  po shoh e hëngri dreqi këtë ditë. - bëri porosinë doktori.

Po me mua çfarë  ka ndodhur? Dy javët e fundit,qëndra e qytetit, më largohet me dy hapa në ditë. - pyeti i shqetësuar agronomi.

Keni ecur më shumë ,dhe  keni ngrënë me pak ,- e diagnostikoi   Leka.- Kjo është arsyeja pse  jeni dobësuar.

Po ju doktor si mendoni,se nuk e kam ndërmend t’i besoj ekonomistëve për shendetin?

Mendimin e ekonomistit nuk mund ta hedh poshtë,por rënia fizike nuk vjen vetëm nga lodhja. E kemi ca moshe. Sivjet festojmë shtatëdhjetë vjetorët. Nëse  jeni dobësuar nga mosbalacimi i debi-kredive të Lekës,pse bie pak në peshë dhe përkohësisht të bie forca,nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor. Ose ngrej  dozën e ushqimit,ose ul ecjen.Shumë e bëjnë me djeta, disa të tjere me palestra, …...Rasti i keq është,kur  në organizëm  nuk funksion diçka si më përpara.Për të konstatuar këtë,pa rënë në panik, ne mjekët këshillojmë  të bëhen vizitat  mjeksore të shpeshta.

Pra më rekomandoni të bie në dorën e mjekëve,që qind për qind  do të më  zhdepin në ilaçe.Po ecjen pse e bëj?- pyeti Safi.

Ecja është një antidotë e mirë,për të ruajtur parametrat e jetës, - u mundua ta qetësojë doktori.-Organizmi i njeriut është i komplikuar.Baza e qendrushmërisë së tij është geni i trashiguar.Në jetgjatësi ndikon edhe mënyra e të jetuarit në vazdimësi.Nuk kemi pse të shqetësohemi se një nga organet tona nuk punon në rregull.Ne mjekët me këtë punë rrisim fëmijët. Mjeksia ka ecur shumë përpara,prandaj në gjithë botën vitet mesatare të jetgjatësisë janë rritur. Diagnostikohet sëmundja.Jepet terapija.Zbatohet me përpikmeri nga pacienti. Lumin e kalon më me pak shpenzime,sa më shpejt të diagnostikohet shkaku.Ju e dini që në vazhdimësi kam pasur shqetësime në veshka.Ato zënë gurë,kolegët m’i bombardojnë me rreze lazër.

Nuk po kuptoj diçka?- u shpreh me sinqeritet Dashi.-Të mos  ecësh , zë krevatin .Të ecësh shumë ndjen lodhje.Në këtë moshë ,sa duhet të eci në një ditë?

Ne na bën mirë  të ecim pesë kilometër në ditë,- këshilloi mjeku.

Sa hapa në ditë ,se kilometrat nuk kam mese t’i mbas?

Me hapa nuk e di. Të ecësh , minimlja  një orë në ditë , me hap të shpejtë, thuhet se bën pesë kilometër rrugë.Nëse e ndjen se mund të bësh me shumë , duhen mbajtur nën kontroll debitë e kreditë e Lekës, për të mos i bërë dëm organizmit.

Zoti Dash! Me shifrat e dhëna nga  doktori ,për një orë të bëjmë pesë kilometër ,do të llogarism sa hapa duhet  të bëjmë në ditë. Duke pjestuar pesëmijë metër në gjashtëdhjetë minuta,i bie të bëjmë 83 metër në minutë.Ju jeni më i gjatë se unë.Kjo bën që hapi i juaj të jetë afërsisht tetëdhjetë centimeter,ndërsa i imi shtatëdhjetë centimetër.Duke pjsetuar 83 metrat,me mesataren e gjatësisë se hapit,të njëjtën rrugë, në minutë,  ti e bën  me 104 (njëqindekatër) hapa,ndërsa unë  me 119 (njëqindenëntëmbëdhjetë )hapa.Për të berë hesapi npër një orë,shumëzojmë hapat në minut, me 60 (gjashtedhjëte) . Rrugën  pesëkilometër ti e bën me 6240 ( gjashtëmije e dyqindedyzet ) hapa,ndërsa unë me 7140 (shtatëmijë e njëqindedyzet) hapa.Diferenca , në mes nesh , është  me 900 (nëntëqind) hapa në ditë .Sa më i gjatë të jetë robi,aq me pak hapa bën, për të njëjten rrugë,dhe sa më i shkurtër është e kundërta.Kjo është arsyeja pse doktori nuk ta tha shifrën e saktë të hapave.

Nuk i kam bërë ndonjëherë këto kalkulime,- dhe qeshte doktori.

Edhe nga një teke tjetër,me një rracion djathë,-  riurdhëroi Dashi.-Jam i gëzuar tej masë. Më është rritur pensioni,duke më dhënë mundësi të bëj  tridhjetë – dyzet hapa më shumë, në ditë.” E lum si ne ,e lum si jua,se në Shqipëri nuk ka pleqni.”- ka pasur titullin një këngë në kohën e kumunizmit.Besoj nuk e keni harruar?

Nuk është ndonjë lumturi e madhe,- ja preu yryshin Leka Dashit.

OLekë!O miku im i mirë!E dimë, se kërkon të na fusesh dashurinë për  profesionin tënd të bukur.

O Dash me kumbonë! Brezi ynë e  kaloi kohën ëndërrave.Edhe fëmijët nuk na pyetën,se shumica emigruan.Po mundohem të fus dashurinë për ekonominë nipçes.Ju kam thënë se ka ardhur nga Amerika e largët, përpara dhjetë ditëve ,për të ndenjur me gjyshin  një muaj.Ma ka kuruar bukurmirë plagën,që më hapi i jati ,birim im i  madhi, kur iku atje larg,larg- dhe Lekës i vesuan sytë.

Sot je në formë,- u mundua t’i jepte forcë Dashi.

O Dash!Gjërat duhen parë me realizëm.Në fillim u mundova ta qetësoj nervozizmin tuaj për  ngritjen qesharake të pensionit.Ne  kemi të drejtë ta ngremë zerin lart.Punuam dyzet vite,me orarë, e pa orarë,dhe marrim pension dyqind Ero në muaj.Qeveria dhe FMN-ja po e reklamojnë si arritje historike  , se ka na ka ngritur pensionin me tre Ero në muaj.Çdo i huaj, kur dëgjon këto shifra, i vjen keq për ne. Duhet ta pranojmë, se brezi ynë jemi rrahur me thupër, nga qeveritë, që në çerdhe.Kjo është arsyeja ,që nuk organizohemi në protestat e shoqërisë civile,për të mbrojtur të drejtat tona.Meqë m’i  njihni huqet,ju rekomandoj,që këto dyqind a treqind vite,që na kanë mbetur,t’i kalojmë sëbashku me humor!Gëzuar!- dhe Leka e rimori veten.

Shumë na i zgjate vitet e jetës  që na kanë  mbetur,- e cyti Safi.

Mua më pëlqejnë aq sa deklarova .Ju mund t’i ulni,se në dorë e keni vete,- qeshte Leka me zë të lartë.

U bë mëse e qartë,se pa e  kredituar shtesën e pensionit te kamarieri,nuk e kishin ndermend të leviznin këmbën nga aty.Me lezet,pyetjet për shendetin i, hidheshin doktorit,por pa bëre sqarime ekonomike Leka,nuk kalohej në pyetjen tjetër. Edhe doktor Fredi ia mbante krahun,se e shihte që ishte në formë.U ngriten në çakerqejfë,më shumë se herët e tjera.Nuk ishte shkak i vetëm ngritja e pensionit.Ndryshe nga takimet e të ejteve të tjera,nuk u ra ndërmend të lëvronin   politikën kombëtare e ndërkombëtare,të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat