T`i afrohem vetes - Bota Sot
T`i afrohem vetes

Kultura

E hënë, 22 tetor 2018

T`i afrohem vetes

Nga: Nexhat Halimi Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:16
Nexhat Halimi

çaste data pëlcitje ngjarje nën tis gjaku

unë e gjarpri i shtëpisë nën vetëtimë

fytyrë kthyer nga jehu i bririt të jugut

udhët deri në një i ka prerë bora në çakor

zotIm e deri te kullat e oso kukës flakë

e hije e brigje e varre e koka e ujë

e qerre të thyera e kalorës të përhumbur

a do të mund t`i afrohem vetes zotIm

apo vetëm përmbi kullë do të djeg hëna

e kojrrilat do të mbyten mjegullës blu

do të fillojë përsëri rrënimi i ëndrrës

e gjaku ta mbulojë fushën me asfodela

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test