Të një autor që e shikon “sy më sy historinë”...

Kultura

Të një autor që e shikon “sy më sy historinë”...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:38
Kopertina e librit

Sipas autorit të librit të Dukagjin Hates- kushtua “Sabri Maxhunit- Novoslles - një Konice e kohës sonë” në mes tjerash thuhet:”Se ky libër është një ofertë të hapur për të studiuar rrugëtimin e një apostulli të së vërtetës, të cilën ai e nxjerr në çdo zhbirim dhe investigim të tij, nga “Kutia e Pandarës”, si simbolikë e gjithë çka të pathënë, në hije apo gjysmë hije, të keqkuptuar apo të keqtrajtuar nga historiografia jonë. Duke tregua të thënat dhe të pathënat për shkrimtarin, nacionalistin dhe humanistin  Sabri Maxhunit, gjithmonë ka synuar dhe synon të thotë atë pjesë të mendimit të ri shqiptar i cili ende është në fillesat e veta, por që premton një “vështrim sy më sy” me historinë e popullit shqiptarë  të cilit iu ndaluar në pjesë të veçanta e të anatemuar historikisht nga armiqtë tanë shekullor. Nëse ka një autor që e shikon “sy më sy historinë”, ky është nacionalisti dhe humanisti  Sabri Maxhuni , i cili nuk i njeh lustrat dhe kalkulimet e kota e prolikse të frazave, që nuk thonë asgjë, ngaqë autorët ndruhen të thonë të vërtetën. Një nga një, ai merr ngjarjet, faktet, të thënat, të pathënat, të keq të thënat, i përzgjedh me kujdes dhe i rreshton në “detashmentin” e “marrshmit” të tij intelektual, politologji dhe iluminist, drejt një alternative të mundshme aktuale, si pjesë e të mundshmes që na ka ofruar shpesh historia dhe ne po shpesh e kemi refuzuar me një naivitet klithë. Ne shqiptarët vijmë nga një raport emocional me aleatët tanë evropianë, por dhe me aleatë të tjerë, që në kohë kthesash të forta historike, na kanë ofruar mundësi zgjedhje dhe ata kanë qenë në favorin tonë. Në kohë të ndryshme, ka ndodhur që disa politikanë, qofshin naivë apo të djallëzuar, nuk i kanë pranuar këto oferta, në emër të karrigeve të tyre, në emër të rrethit të ngushtë të interesave personale e klanore e cila na ka dëmtuar rëndë...

Çështjen shqiptare na ka lënë  ende të ndarë në mes vetit  në periferi të zhvillimeve globale

Shkrimtari, nacionalisti Sabri Maxhuni Novosella, më shumë se çdo autor tjetër, në njëzet e një veprat të tij me të cilat në mënyrë komunikuese komunikon me shtresa shoqërore më elitaret deri tek më të thjeshtat bën një prerje të thellë të realitetit gjithë historik shqiptar, duke nxjerrë në pah gabimet e pësimet dhe duke na nxitur ta ngremë filozofinë e për çdo çastshme të shqiptarisë mbi themele të forta, në ato themele që patën projektuar gjenitë e mendimit dhe veprimit kombëtar, në kohë dhe rrethana shumë më të vështira e më komplekse nga sot. Filozofia  e këtij shkrimtari është historike dhe  nuk është një filozofi kabinetesh të zymta e kullash të fildishta, ku mykja dhe sterro tip e urishta, të thëna e të stërthënë, kalojnë nga neveria e atyre që i shqiptojnë deri tek kokëtrasha dhe mungesa e çdo zhdërvjelltësie të çastit  nacionalistin Sabri Maxhuni e bën të gjallë, konkrete dhe praktike filozofinë e tij, e pajis atë koherencën e nevojshme, që të mund ta nis në rrugëtimet e kërkimit të fatit të ri shqiptar, nën projeksionin e kohëve më të ndritura historike. Çdo intelektual, mendimtar, analist, politikan, gjen në kërkimet dhe zhbirimet e tij të holla një model rezistence, një model shprese, një model për të modeluar një mendim të ri dhe sjellje të re, në raport me të vërtetat e reja shqiptare. Kërkimi dhe zbulimi i këtyre të vërtetave, e shtyn autorin sa në histori aq dhe në përditshmëri, duke ndërtuar midis këtyre dy kohëve një urë, nga ku mund të kalojnë qasjet ndryshe ndaj historisë, mendimet, idetë dhe platformat kombëtare.                                                            

Kompleksi i veçorive dhe risit e kësaj vepre në letrat dhe në mendimin tonë kombëtar, shfaqet si prirje, tendencë dhe botë vështrim i një iluministi mbi popullin e tij, mbi të kaluarën, të sotmen dhe rrugët nga duhet ecur për të rrokur vizionet e një të ardhmeje tjetër për kombin shqiptar, të ndarë e të vetën darë mes veti nga kohët e liga të shqiptarisë. Në librin e tretë të shkrimtarit Sabri Maxhunit që përmbyll këtë trilogji, ne do të flasim hollësisht për rrugëtimin prej misionari të tij në shtigjet e thepisura të njohjes së thellë të historisë së kombit të tij dhe përdorimit të farës të së vërtetës historike, si “leksion” për politikanët naivë e axhaminj, të ngutshëm për benefice personale e klanore. Politikanët e  Prishtinës, Tiranës e Shkupit duhet ta lexojnë me vëmendje veprën e plotë të Sabri Maxhunit, atë të një Liberi  pune e konsultimi, një lloj këshilltari të përhershëm, pasi më së shumti mesazhet dhe porositë e autorit tonë iu drejtohen atyre, që të mos humbin në “vrimat e zeza” të përkushtimit për “lukthin  dhe stomakun”, pa lënë gjurmët që ua lyp koha dhe bashkëkohësi shqiptar.                                                              

Sot,  disa gazetarë, historianët, analistët, janë të “kapur” nga oborret partiake, e jo rrallë nga grackat e “konspiracionit”... 

Andaj ndriçimi i pusit të errët të historisë, investigimi, plotësimi i figurave  të saj është një mision që shkon drejt shenjtërimit, në rrethanat kur shumëkush e për shumëçka rreth kësaj historie, vazhdon të na serirë dengje mashtrimi të mbushur përplot me sajesa. Jo dhe aq për faktin, siç thonë “analistët e tij”, është një historian që vështron ndryshe, se sa për faktin tjetër, se ky autor angazhohet komplet me barrën e një përgjegjësie e intelektualeve  kushtua fatit të popullit, duhet studiuar pavarësia e mendimit, njohjen e fakteve, paanësia dhe skrupoloziteti i shkencëtarit, kuraja dhe trimëria për t`i thënë gjërat troç e pa ekuivokë, sipas parimit, se e vërteta edhe kur dhemb është më shkrimtare se hipokrizia e gënjeshtra kur të frutojnë dhe manipulojnë, siç ka ndodhur me frustimin dhe manipulimin e kombit tonë nga historianë servilë e dogmatikë, pasojat e të cilave do t’i vuajnë edhe disa breza të tjera të shqiptarisë.                                                          

Investigimi i thellë i veprës të  Sabri Maxhunit mund të ishte një model për të ndjekur zërat më të besueshëm e të përgjegjshëm të mendimtarëve tanë, mendimtarëve të një mendësie dhe epoke të re, atyre që duke pasur si busull të vërtetën dhe përgjegjshmërinë para kombit dhe historisë, janë ngritur mbi të gjitha paragjykimet dhe ndasitë e vogla e të mëdha, në emër të kauzës madhore të popullit shqiptar. E veçanta e mendimit i tij është se ai ushqehet nga dy burime të shëndetshme dhe jetëdhënëse: së pari, nga përvoja e autorit në lëvizjen kombëtare shqiptare, në kushtet e të qenit të elitës intelektuale e veprimtare të Kosovës “midis dy zjarreve” dhe, së dyti, nga dijet e tij historike e më gjorë, që e çojnë drejt investigimit të plotë dhe zbulimit e të  ndodhurave.                                           

Polemikat e tij të shumta kundër ideve të tyre janë pjesë e një angazhimi të fortë e të palodhur, për të dëshmuar se çfarë na duhet sot ne shqiptarëve, për të qenë në unik me prirjet dhe tendencat globale, ku faktori shqiptar të ndihet më i mirë përfaqësuar se kurrë njëherë më parë në historinë tonë. Sabri Maxhunit autorit të njëzet e një veprave letrare kushtua të kaluarës përcillet si risi e mendimit të këtij autori i cili kryen një diagnostikim të thellë dhe operim në të gjitha planet të produktit të mesazheve që përcjell, duke synuar që të kaluarën ta përdorë “si lëndë të parë” studimi dhe reflektimi për të sotmen dhe të ardhmen. Politika nuk ka dashur kurrë të mësojë nga e kaluara e popullit shqiptar, jo se nuk i ka kuptuar mesazhet, por i ka interesuar të bëjë shurdhmemecen. Kjo dukuri stigmatizohet e goditet me forcë nga  Sabri Maxhini, duke i mëshuar idesë se çfarë kanë ngritur me mundim idealistët dhe progresistët e popullit shqiptar, gjenitë e mendimit dhe veprimit atdhetar, i kanë rrënuar me  dredhi e mashtrim, për hir të interesave të ngushta të politikanëve...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat