Shqiptarët e Kosovës janë të interesuar për gjuhën franceze - Bota Sot
Shqiptarët e Kosovës janë të interesuar për gjuhën franceze

Kultura

Shqiptarët e Kosovës janë të interesuar për gjuhën franceze

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:37
Pamje nga aktiviteti “Ditë e Hapur në Aleancën Franceze”

Aleanca Franceze në Prishtinë ka organizuar sot aktivitetin “Ditë e Hapur në Aleancën Franceze”, ku janë ofruar sesione informative mbi mënyrën se si të rinjtë kosovarë mund të bëhen pjesë e universiteteve franceze.

Lojëra për fëmijë në temat e gjuhës frënge, kurs i gjuhës frëngjisht, shqip, serbisht, informacione mbi provimet DELF-DALF në gjuhën frënge dhe një darkë franceze e hapur për të gjithë, janë disa nga aktivitet që janë paralajmëruar për sot nga profesori i gjuhës frënge Antoine Collignon.

Collignon: Organizojmë kurse zbuluese

“ Sot ne ofrojmë kurse zbuluese në gjuhën frënge, d.t.th. të gjithë ata studentë, ata fëmijë kosovarë që kanë dëshirë të njihen me gjuhën franceze, sot kurset janë gratis. Njerëzit mund të vijnë dhe të mbajnë orë”, ka saktësuar Collignon.

Ndërsa, drejtoresha e Aleancës Franceze, Sophie Veyrier është ndalur më shumë te roli dhe funksioni i organizatës që ajo drejton, duke shtuar se qëllimi primar i Aleancës Franceze është përhapja e kulturës franceze nëpër vendet tjera.

Veyrier: Shqiptarët e Kosovës janë të interesuar për gjuhën franceze

“Shumica e studentëve tanë kanë qenë të interesuar për gjuhën e dhe kulturën franceze. Atyre iu ka pëlqyer frëngjishtja si gjuhë dhe si kulturë, por kemi pasur shumë studentë kosovarë që duan ta njohin gjuhën franceze në mënyrë që të kenë mundësi të studimeve ose mundësi tjera në Francë ose në vendet tjera frankofone”, ka thënë Veyrier.

Alenaca Franceze në Prishtinë është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2011. Ajo ka bibliotekën më të madhe të gjuhës frënge në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat