Idealizmi i poetizuar në kreativitetin artistik të Avni Behlulit - Bota Sot
Idealizmi i poetizuar në kreativitetin artistik të Avni Behlulit

Kultura

E mërkurë, 24 tetor 2018

Idealizmi i poetizuar në kreativitetin artistik të Avni Behlulit

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:53
Mr. Bislim Aliu

Kreativiteti idealist i krijuesit Avni Behluli dhe idealizmi shpërfaqës i tij u vërejt kjartas në çdo tablo të tij. Ato gjithnjë rrëfejnë kreativitetin dhe intimitetin e tij ndjesor me shpërfaqjen më të lartë sensitive. Dhe, mu për këtë, mund të themi, se shpërfaqja e tij  artistike në përgjithësi  ka kreativitet  përmbajtësore. Në këtë formësim përmbajtësor, hetohet poetika e lartë e ndiesimit ndjesor. Andaj, kreatviteti i tij është i begatë si në  formën kreative poashtu edhe në atë të realizimit ndjesor e përmbajtësor.

Pa mëdyshje, kreativiti rezonues i çdo krijuesi, shfaqet si refleks i shpërfaqjes së tij, idealizuese dhe përmbajtësore. Këtë idealizëm sensitivë dhe shpirtërorë, e kanë vetëm ata krijues, të cilët me fondamentin intim, nxjerrin në sipërfaqe veçantinë kreative, të cilët në shpirtërorën e tyre, e kanë idenë e idealizmit përmbajtësor. Pra, vetëm ata, janë të gatshëm, të ballafaqohen me këtë idealizëm shpirtëror. Ndaj, në këtë grup të krijuesve produktiv, bën pjesë edhe kreativiteti idealist i krijuesit shumëdimensional Avni Behluli.

Avni Behluli është një krijues, i zellshëm dhe tejet i angazhuar. Dhe, me kreativitetin e tij 30 vjeçar, arriti të bëhet një krijues serioz, solid, domethënës dhe tejet sensitive. Ai ka një rrjedhë kreative të mirëfilltë e ecejake të sigurt, i cili çdo herë e ngriti cilësinë e vet kreative. Cdo vepër e tij ka veçanti. Ka poetikë. Ka ndjesim, porosi, por ka edhe fillozofi. Ai është një krijues i veçantë, por edhe i gjthanshëm : vizatues, skulptor dhe grafikë. Kjo gjithanshmëri e tij rezonuese, i dha kuptim të lartë kreativitetit idealizues dhe logjikë të shëndosh ndiesimit sensitive e përmbajtësor.

Para do ditësh u hap ekspozita individuale e krijuesit shumëdimensional Avni Behluli në Galerinë e Ministrisë në Prishtinë.Në këtë ekspozitë personale,  e titulluar “Miti për jetën” e 23-ta me radhë, paraqitet me vizatime dhe grafika me të vetmin cikël : “SIMFONIA E ARTIT”. Kjo ekspozitë personale e Behlulit, paraqet një kreativitet solid dhe i mbarshtruar bukur; sa idilike, aq edhe sensitive, sa kreative aq edhe përmbajtësore. Avni Behluli është një mjeshtër shumë i mirë i vizatimit. Sigurisht kësaj intime të lartë shpirtërore, Behluli iu përmbajt maksimës : “Pa njohjen e mirë të vizatimit, asnjëherë nuk mund të bësh pikturë, skulpturë dhe grafikë të mirë”. Pra, një vizatim analitik dhe domethënës por edhe tejet konkretizues. Zatën, ky vizatim e bën të veçantë Behlulin dhe kjo veçanti sensuale përcillet në çdo vepër të shpërfaqur. E, shpërfaqja shpirtërore e tij është e begatë, si në formën e vizatimit, po ashtu edhe në formën e realizimit.

Ai pati ekspozita sin ë vend njashtu edhe jashtë vendit dhe për punën e frytshme të tij mori shumë çmime e mirënjohje të larta për kreativitetin e sukseshëm dhe për angazhimin e pandalshëm në artet tona pamore. Ky angazhim i përhershëm i sollën atij një kreativitet solid me shpërfaqje të lartë idealiste dhe tejet përmbajtësore.

Idealizmi i lartë dhe i poetizuar në vizatimet sensual

Kreativiteti idealist i krijuesit Avni Behluli dhe idealizmi shpërfaqës i tij u vërejt kjartas në çdo tablo të tij. Ato gjithnjë rrëfejnë kreativitetin dhe intimitetin e tij ndjesor me shpërfaqjen më të lartësensitive. Dhe, mu për këtë, mund të themi, se shpërfaqja e tij artistike në përgjithësi  ka kreativitet përmbajtësor. Në këtë formësim përmbajtësor, hetohet poetika e lartë e ndiesimit ndjesor. Andaj, kreativiteti i tij është i begatë, sin ë formën kreative poashtu edhe në atë të realizimit ndjesor e përmbajtësor.

Gjithsesi në këto vizatime të prezantuara dhe të realizuara me intimën më të lartë shpirtërore, vërehet qartas poetika rezonuese e kreativitetit, në të cilën, me përpikëri është zbatuar  “strukturimi dialektik i formave të vargnuara”. Andaj, një kësi syzheu, një kësi ideje poetike, apo një kësi  mendimi literal dhe ekzistencial, Behluli e tregoi me fanatizëm intelektual, të cilat janë të shpërfaqura me reflekse të surealizmit ndjesor, që gjithnjë vargnohen për mrekulli në çdo  vizatim të tij. Ky idealizëm solid bukur u shpërfaq në : portrete, figura, kompozicione por edhe në nudo, të cilat s’do mend janë të krijuara, me një notë të lartë poetizimi, të realizuara në teknikën ; tush e pend në letër dhe tush e pend në pëlhurë. Vizatimet e tij e kanë një simbolikë të lartë kreative, por në vete ato e kanë edhe simbolikën më bashkëkohore, e cila dendur është e lidhur ngusht me rrëmetin e kohës. Pa dyshim, këtë fanatizëm poetizues, mund ta kenë vetëm krijuesit serioz, siç është  Avni Behluli.

Rezonim i thukt në paraqitjen grafikore

Këtë angazhim solid, te krijuesi Behluli, mund ta vërejmë  në kreativitetin e tij ndjesor edhe në grafikë të cilën e realizon me një kërshëri  tejet të lartë individualiste dhe sensitive. Dhe, tani, mu këtu, e vërejm lirshëm poetizimin e qartë dhe korelacionin e thuktë shprehimor të vizatimit me grafikën. Të gjitha grafikat janë të realizuara në teknikën, gjilpërë e thatë, ku dendur vërehet edhe përkushtimi i lartë grafikor. Gjithsesi, në këto vepra të ekspozuara dhe të realizuara bukur, Avni Behluli, e tregoi artin e tij të mirëfilltë. Tregoi shpërfaqjen e tij, të qartë dhe konkrete e cila gjendet në shpirtëroren e tij. E shpirtërorja e tij, është e mbushur me formësim poetizimi; si në idejshmëri, po ashtu edhe në formësim realizimi.

Andaj, këtë shpërfaqje të lartë realizuese, më së miri e tregojnë veprat e ekspozuara, të cilat rrjedhimisht, paraqesin arritjen e lartë drithëruese, por edhe intimën rrëfimtare të kreativitetit të tij artistik e estetik. Me këtë paraqitje personale, Avni Behluli, tregoi seriozitetin e lartë dhe përkushtimin e tij solid, drejt perfeksionimit të shprehjes artistike, që autori e arriti vrullshëm, me angazhim e perkushtim të lartë, drejt një shprehjeje sensitive, idealiste e konkrete dhe një shpërfaqjeje tejet përmbajtësore.

Ndaj, ekspozita individuale e organizuar në Galerinë e Ministrisë së kulturës ishte me të vërtetë një ngjarje e rëndsishme artistike dhe estetike. Ajo në përgjithësi tregoi kreativitetin e begatë dhe ecejakën e sigurt të krijuesit Behluli për të ecur sigurt përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test