I përjetshëm do të jetë ky kolos i shkencës dhe kombit!

Kultura

I përjetshëm do të jetë ky kolos i shkencës dhe kombit!

Nga: Qemal Musliu Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:43
Prof. dr. Asllan Selmani

Ishte krenari që të patë: familja e nderuar Selmani, Llojani, Kumanova, Shkupi, dhe i gjithë kombi! E veçanta është se ishe njeri i ndershëm dhe modest, shkencëtar i paarritshëm, intelektual i plotë dhe dijetar i rrallë. Shkencëtar i shkencave ekzakte, dhe mu për atë, ishte shumë objektiv në jetë, pra, i realtë, fjalëpak, i arsyeshëm dhe vizionar. Ishe pa hile, e pa megalomani ballkanike, ishe ithtar dhe prijës i idesë reale, prijës i dijes të asaj që e bëjnë vetëm shkencëtarët dhe për atë ishe atdhetar objektiv e i devotshëm.

Ishe i lavdëruar, në shkollë si nxënës dhe profesor, në universitet si student dhe profesor, në Institut të Gjeografisë si studjues dhe shkencëtar dhe gjithkund ishe më i miri. Dhe për atë ishe më i veçanti, nga të veçantit, më i mirë ndër të mirët, me dije shumëdimensionale, me kulturë që ta pati lakmi çdo kush.

Veprat e prof. dr. Asllan Selmanit

Në veprat e Prof. Dr. Asllan Selmanit, gjenë: Trungun e origjinës - Pellazgo – Ilir - Shqiptarë; mbretërit: Teutën, Bardhylin, Lekën e Madh; malet: Sharrin, Tomorin, fushat Iliro- Dardane- Maqedoni e Çame dhe gjithçka që shihet në horizont në tokë e lartësi, dhe në lashtësi.

Shkenca dhe kultura e Juaj qytetare e, një intelektuali të mirëfilltë, nuk të lejoi dhe nuk të dha rast, që të dukesh ndryshe, por vetëm si kolos e Yll në shkencë, si vizionar e Aktor në punë, si dijetar e Mentor në Universitet, si një Kozmopolit i të gjithëve, dhe si Kolos në shkencën e gjeografisë. Si i tillë, të bëri të jesh madhështor dhe i pranueshëm në çdo mes. Këtë dhunti e pate dhuratë nga Universi, nga familja dhe nga bindjet e tua të formësuara dhe të brumosura, mu ashtu siç ishit çdoherë, vetëm pozitiv.

Për këtë, po të ishit, siç ishit JU, i madhëruari Asllan Selmani, te popujt që kanë shumë profetë, pejgamberë, apo “sveta” etj. Ju përsëgjalli do ta kishit epitetin e merituar, me plotë kuptimin e fjalës: I shenjtë.

Prandaj, për atë shkencëtari nuk ka datë të vdekjes. Se, Ju, me veprat e Juaja, prekët çdo pëllëmbë të tokës, prekët gjithësinë – Universin; preke gjitha kohërat e zhvillimt shoqëroro - njerëzorë nga Neoliti deri në ditët e sotme.. Dhe për atë je, me vepra në çdo vatër, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo bibliotekë, rajonale, e ndërkombëtare. Për këto virtyte e mrekulli që i pate, do të jetosh në shumë dimensione të jetës dhe nuk do të harrohesh kurrë.

Shkenca dhe shkencëtari si të tillë nuk kanë ngjyrë nacionale, nuk kanë ndikim rajonale të kufizuar, në rrethe e në kufi dhe nuk kanë kurrfarë ngjyre ideologjike, por gjithmonë ka ngjyrë universale. Dhe për atë, me madhështinë që pate si shkencëtar, i takon mbarë shoqërisë njerëzore. Mu për këtë, për ta kuptuar shkencëtarin, mirë e saktë është vështirë, se duhet të dihet gjuha e Tij. Gjuhën që Ai fletë me mbarë shoqërinë njerëzore, pa dallim nacionalitet. Gjuhën që e dinë dhe i kuptove vetëm shkencëtari si, vlerë e pasuri njerëzore. Pra, për atë Ishe, si një faktor paqeje, si një faktor bashkimi, si një faktor zhvillimi të gjithëmbarshëm.

Me këto gjuhë edhe shkroi më se 224 vepra me përmbajtje shkencore dhe profesionale.

Shkroi më se 19 libra universitar, të shkollave të mesme dhe për shkollat fillore.

Shkroi një ‘Ese’, ‘Hyrje në bastion’, ‘Në Tetovë po ndodhin gjërat’, ‘Babiloni’...

Shkroi 7 libra poezish, si ‘Vaji i Vashës dhe Llovaruna’, ‘Fyelli i mëngjesit’, ‘Pusi i Ali Beqirit’, ‘Guri i

kristë’, ‘Përsëri në Llovarunë’, ‘Vjenë Koha, etj, etj’...

Publikoi 11 fejtone në gazetën “Flaka “ në Shkup. Mbetën të pa botuara edhe shumë vepra të tjera.

Dhe i mbeten shumë vepra e dorëshkrime të pa botuar, të cilat mbase një ditë do të publikohen nga bashkëshortja dhe vajzat e Tij.

Një vizionar i madh

Ky Kolos i shkencës, ky Aktor e vizionar, veproi me shumë mençuri dhe bindje të thellë se, pa varësisht nga stuhitë e kohës, qoftë nga natyra, qoftë nga faktori njeri, nuk mund ta ndalin asnjëherë zhvillimin e proceseve shoqërore, që në lëvizje duken si të ngadalshme, ama lëvizin dhe vetëm lëvizin, dhe kjo lëvizje i Vjenë koha, të arrijë atje ku duhet të jetë: Një popull autokton me histori e kulturë të lashtë; sidomos ai popull autokton dhe liridashës, që kanë një “origjinë” si: Toka, njeriu dhe zoti.

Dhe këta, një ditë do të jenë bashkë mu aty ku duhet. Se, autoktonia ka peshën dhe vlerën, që nuk mundet askush ta peshojë dhe t`i japë çmim.

Prof. Dr. Asllan Selmani, ishte një Asllan (Luan) në mesin e intelektualëve, një vizionar në mesin e dijetarëve, një dritë në shkencë, një dijetar e mentor në Universitet dhe një Kozmopolit në jetë. Dhe jo vetëm kaq, ishte njëshi i kulturës; njëshi i guximit; dhe njëshi i arsyes. Filozofia e Tij ishte i përqendruar në shkencë. Por, megjithë atë ndjenjat kombëtare i shfaqi në shumicën e veprave të botuara.

Shkencëtarët dinë më së miri se si duhet dashtë familjen, se si duhet dashtë kombin, se si duhet dashtë  Atdheun, njerëzimin, Tokën dhe Universin. Shkencëtari është pa hile, edhe atëherë kur ka karakter nacional, ama realitet është ashtu, dhe për te nuk në këto raste nuk çante kokë, ai bënte punën e vetë, pa dyanshmëri, por i prerë, i saktë, real dhe këmbëngulës. Për atë, Ai, i kaloi me shumë sukses, dhe mu për atë, punoi dhe jetoi në piedestalin e dijes, në piedestalin e shkencës, në piedestal të kulturës, në piedestalin e punës intelektuale, mu aty ku orientohet e drejtohet dhe zhvillohet ardhmëria e një vendi, ardhmëria e një shoqërie, ardhmëria e një kombi dhe ardhmëria e mbarë njerëzimit.

Për punën, kontributin dhe respektin që pati, si në universitet, si në grupin shkencor, brenda dhe jashtë shtetit, në Ballkan, Evropë, SHBA dhe kudo, u shpërblye me shumë mirënjohje dhe dekorata të ndryshme. Do të shpërblehet edhe në botën e amshueshme, tani i ndjeri Asllani, me dritën  e përjetësisë së shenjtë, siç thuhet se, “shkencëtarët, dyert e parajsës i kanë të hapura”. Dhe AI rronë në shumë dimensione të jetës për të mos u harruar kurrë.

Prof. Dr. Asllan Selmani, lindi dhe u rritë në frymën atdhetare, të mirëfilltë, në një familje dhe në një fshat, ku kultura dhe traditat kombëtare trashëgohen brez pas brezi, dhe në një fshat, ku mysafiri respektohet tej mase.

Biografia

Ky shkencëtar, ky dijetar, ky Yll i dritës e i dijes, Prof. Dr. Asllan Selmani, lindi më 10 qershor 1945, në fshatin Llojan (Likovë – Kumanovë), nga prindërit: babai RAMIZI, i cili rronë dhe i ka kaluar të 90-tat, dhe nga e ama e ndjerë SADBERE. Babai Ramizi, ishte xehtar dhe njëkohësisht merrej e dhe me bujqësi.

Familja Selmani, ishte një familje bujare, përparimtare, patriotike dhe një familje e dalluar në arsim, në kulturë, që në kohën më të hershme. Katër vjet të shkollës fillore, i kreu në vendlindje, ndërsa katër të tjera i kreu në fshatin Miratoc – Preshevë, ngase shkolla fillore në Llojan, atë kohë nuk ishte e plotë.

Ishte nxënës i shkëlqyer dhe dallohej për nga intelekti dhe aftësia e urtësia. Mësimet e mëtutjeshme, Asllani do t`i vazhdojë në Shkollë Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, në vitin shkollor 1963/64.

Studimet do të ndjek në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyror, dega e Gjeografisë në Shkup, ku mbaron me sukses të shkëlqyeshëm më vitin 1968/69. Pas diplomimit punoi profesor i gjeografisë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, më vonë në Gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë, në kohën kur u hapën paralelet në gjuhën shqipe, dhe përsëri pas disa veteve për të kaluar në “Zef Lush Marku” në Shkup.

Në ndërkohë regjistrohet në studimet e shkallës së tretë, në degën e Gjeografisë pranë Fakultetet Matematiko – Natyror në Zagreb. Në vitin 1976, mbron me sukses temën e magjistraturës me titull:

“Aspektet gjeografike në ekonominë e strukturuar dhe të përgjithshme në komunën e Kumanovës”. Në vitin akademik 1978/79, zgjedhet Profesor në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Ndërsa në vitin 1982, në Fakultetin e Gjeografisë në Shkup, mbron diseertacionin e doktoraturës me temë “Problemet e proceseve socio-gjeografike në komunë të Dibrës, me theks të veçantë, funksioni në vend qendror”. Më 1986, Prof. Dr. Asllan Selmani zgjidhet docent në Institutin e Gjeografisë në lëmin Gjeo-ekologjike dhe bazat e gjeografisë. Më pas më vitin 2000, zgjidhet profesor i rregullt në Institutin e Gjeografisë, pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, në të cilën detyrë do të mbetet deri në pension.

Në vitin 1990, në zgjedhjet përgjithshme shumëpartiake në Maqedoni, zgjidhet deputet republikan dhe nëdy m andatet në vazhdim (në vitin 1992 dhe 1996) është zgjedhë Ministër për Arsim dhe Shkencë në qeverinë e RM-së. Në këtë detyrë do të jetë deri në fund të vitit 1998, ku më pas përsëri fiton edhe një mandat deputeti (deri më 2002). Koha e kaluar në politikë, i krijoi zbrazësi shpirtërore, dhe bukur shumë e mundoi që, mendonte që ta mbushë në të ardhmen, por kjo i mbeti si brengë dhe zbrazëtirë. Se, ishte i mësuar dhe i edukuar, vetëm me të vërteta, dhe jo me dredhi, e me hilet të llojeve të ndryshme, që bëheshin në kohë. Kohën e kaluar në këtë fushë e llogariste si jo shumë produktive.

Shkencëtari dinë më së miri se si duhet dashtë familjen, se si duhet dashtë kombin, se si duhet dashtë njerëzimin, natyrën e Zotin. Për to ai punoi shumë kohë dhe harxhoi edhe atomin e fundit, por çdoherë me koshiencë, me shumë përpikëri dhe me shumë pjekuri, duke mos lejuar që për asnjë çast, për asnjë çmim, të bëjë diç në damë të popullit dhe kombit të tij. Se për atë, rastësisht nuk ishte, një KORIFE i veçantë.

Fundi, fundit veprimet e tija, nuk ishin me hile, edhe pse kishin karakter nacional, ama realitet ishte ashtu, dhe për te nuk çante kokën, ai bënte punën e vet dhe asnjëherë nuk kishte dyanshmëri, por i prerë, i saktë, real dhe këmbëngulës.

Për atë, asnjëherë në jetë nuk dështoi. Të hamendësuarit dhe të papërgatiturit, kanë të ngjarë që të pësojnë e të dështojnë. Por, Ai, i kaloi me mendje të mprehtë dhe me shumë sukses, dhe për atë punoi dhe jetoi në piedestalin e dijes, në piedestalin e shkencës, në piedestal të kulturës, mu aty, ku drejtohet dhe zhvillohet ardhmëria e një vendi, ardhmëria e një shoqërie, ardhmëria e një kombi dhe ardhmëria e mbarë njerëzimit.

Zotëri A. Selmani, edukoi dhe përgatiti shumë breza të rinj, e të reja që, nesër kontributin do ta japin, pa hezitim dhe rezultatet do të jenë të larta, në shumë fusha e dimensione, e sidomos në shkencë, në dije dhe në kulturë kombëtare, e qytetare moderne. Se i tillë ishte ai vet, i tillë lindi e u rritë dhe u krijua në gjirin familjar, i tillë mbeti deri në momentin fundit të jetës së tij, shumë të bujshme dhe të mbushur me shumë vepra shkencore, e me vepra të ndryshme, si me poezi, e prozë dhe me tekste shkollore në lëndën e gjeografisë. Me punën edhe respektin që pati, si në universitet, si në grupin shkencor, brenda dhe jashtë shtetit në Ballkan, Evropë, SHBA dhe kodo, ai çdoherë u shpërblye me shumë mirënjohje dhe shpërblime të ndryshme.

Shkoi në amshim, por la shumë vepra Pas krejt kësaj madhështie, në moshën 66 vjeçare, më 3 tetor 2011, u nda nga kjo jetë e bujshme që, pati rast të bëjë edhe shumë mrekullia, por ja që proceset natyrore, janë të tilla dhe të pandalshme. Shkoi në amshim, për të lanë mbrapa, amanet, e shumë porosi, për të gjithë breznitë, pa dallim nacionaliteti dhe besimi. Të mirat edhe kontributet e tij i shfrytëzojnë gjitha gjenerata, ata që i shtrojnë për detyrë vetes, të merren me shkencë. Prof. Dr. Zotëri Asllan Selmani, do të mbetet për jetë në shkollë, në universitet dhe në piedestalin shkencor.

Mungesa e tij, do të ndihet për shumë kohë, e sidomos për bashkëpunëtorët në shkencën e gjeografisë dhe si, demograf e hartograf më i njohur në Ballkan.

I përjetëshëm do të jetë kontributi i prof. dr. Asllan Selmanit në: shkencë, në kulturë, në publicistikë dhe në lëmi të ndryshme shoqërore.

lavdi qoftë gjithë atë që bëre: si kolos e yll në shkencë;

si mentor në universitet; si kosmopolit në jetë dhe si familjar.

gjithmonë do të përkulemi me pietet të lartë para veprës së juaj.

zoti e bekoftë veprën e juaj.

zoti e bekoftë familjen e juaj, dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat