Galeria e Ministrisë së Kulturës ka shpallur konkursin publik për Programin Artistik për vitin 2019.
Të gjithë artistët vendas dhe të jashtëm kanë dyzet (40) ditë kohë që t’i dorëzojnë aplikimet e tyre, nëse duan që gjatë vitit 2019 të hapin ekspozita personale apo kolektive në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Sipas konkursit, të drejtë konkurimi kanë të gjithë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, instalacionit, fotografisë, grafikës, videos, performancës dhe arkitekturës.
Pas përmbylljes së konkursit i cili do të jetë i hapur deri më 9 nëntor 2018, Ministri i Kulturës emëron Komisionin Artistik i cili shqyrton materialet konkuruese dhe vendos për repertoarin e GMK-së për vitin 2019.
Të gjithë të interesuarit sa i takon kritereve të aplikimit, konkursin mund ta gjejnë të publikuar në shtypin ditor më 01.10.2018, në faqen e Galerisë në Facebook, si dhe në ëeb faqen e Ministrisë së Kulturës, https://mkrs-ks.org, ku po ashtu është i publikuar edhe formulari i aplikimit.