Rruga pa kthim=Bomba atomike

Kultura

Rruga pa kthim=Bomba atomike

Nga: Agim Vuniqi Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:14
Agim Vuniqi

A ka jeta rregulla apo është arenë gladiatorësh
shumë pyetje, nuk ka përgjegjësi
njeriu betohet për çdo ditë se beson,
por në fakt çdo gjë mohon
rikthim në histori
për gladiatorët shumë nostalgji
liderët na bindin në përgjegjësi,
shumë fytyra, apo dyftyrësi

Stabilitet, balans, apo...
peshë atomike, shtim neutronesh
kush pra promovon
shkatërrimin-stabilitet?
Pse është U 235 më stabil se U 236
a është ky një impresion apo vetëm teori
cilat janë ato mundësi
bomba atomike është gati po t'i ndan këto të dy

Forca tërheqëse nukleare, lufta në mes
nukleusi stabil
pse pra ky vrapim
gara për shpëtim apo shkatrrim
gamë të shkurtëra
lidhje neuklonesh
kush ka kujdes janë neutrone apo protone

Ka rregulla në natyrë, në gjithësi
nuk pyet tornado e hurikani për demokraci

A janë të dobëta forcat elektromagnetike ndërmjet
të çfarë game janë
a është ky shpëtim apo kërcnim
profiti ndikon njeriun robotizon,
e ëndërrat ku janë?

Ç'na duhen heronjtë
vrapim në armatim
pse kaq shumë eskperimente bërthamore
bota rrezikohet
në rrugë pakthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat