Shkrimtarja e njohur nga Shqipëria, Helena Kadare, më 7 dhe 8 tetor do ta vizitojë Prishtinën.
Më datën 7 tetor autorja e romanit “Një grua nga Tirana”, do të jetë mysafire e takimeve letrare “Letërsia dhe qyteti” në kafe-librarinë “Sonder” në Prishtinë, ku para një publiku, pjesë e të cilit mund të jetë secili që pi një kafe në barin “Sonder”. Ky takim do të mbahet nga ora 20:00.
Më datën 8 tetor ajo do të pritet nga kreu i shtetit Hashim Thaçi në ora 10:00. Poashtu do të ketë edhe takime me kryeministrin Ramush Haradinaj, në po të njëjtën ditë prej orës 10:30, dhe do të takojë studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik.