Skenë, në tri pamje!

Kultura

Skenë, në tri pamje!

Nga: Bajram Sefaj Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:47
Bajram Sefaj

Tri herë radhazi, në tri shtete, në tri qytete të tyre të mëdha, regjistroj këto tri, si skena të një drame a tragjedie, kur ndesh kurtizana e zonja të tjera shqiptare të trotuarit, në emigracion. Herën e parë, shumë vjet përpara, kur në kopshtin e Gradska kavana-nës në Zagreb, në sheshin e Republikës, atëbotë, në sheshin Bana Jellaçiqa, tash së voni, një buzëmbrëmje të bukur fillim-vjeshte, aty rrotull, shfaqet Ajo. Si të ishte vendi saj i punës. Sytë e njohën se ishte motër jona! Gjatë “grindjes” sonë: është, s’është shqiptare, asaj, disa i rrëshiqit buza në gaz. Foli: “Shqiptare jam”! Natyrisht me pezëm në buzë e me shumë buzëkuq, u lut, ta lemë të qetë e të mos ia prishim punën!

Kjo ishte skena e parë. E dyta: Milano. Zëri i piktorit botërisht të njohur shqiptar Kodra, ishte ai që na  grishte atje. Për të justifikuar fjalët  e veta: “se Milano është përplot me kurtizane e prostituta shqiptare”, nikoqiri, gjakovari i ri, me plot gjak shqiptari në vene, me makinën e tij, nget andej nga “punojnë” Ato. Të parës që e ndeshim në trotuar, pa ngurrim e hezitim, i flasim shqip!

Skena e tretë dhe me dramatike e kësaj tragjedie, lozet në njërën nga rrugët më të frekuentuara dhe të njohura në krejt Parisin - Rue de Rennes, nami i së cilës shquhet në një nga këngët e popullarizuara të Charles Aznavour, të popullarizuar!

Një shëmti, sa s’ka më ku shkon më, sa e mbrapsht që ishte, o zot, ani e veshur e mbathur keq, si të ishte mbuluar me lecka të palara, ani me një turp të ligsht, asht e lëkurë, një gjoks dërrasë, pa as shenj gjinjsh, i ishte kacavjerrë në qafë një zezaku të shëmtuar, të keq e të për çuditshëm, në hallin e tij të mjerë. Seç puthej e lëpihej më një zezak, po ashtu, shumë të shëmtuar dhe në moshë shumë më të madhe se ajo! 

-Veç shqiptare mos të jetë aman, i fola heshtjes sime mërgimtare. 

Si t’i kishin fyer në vesh djajtë e mallkuar, në kalim e sipër, në gjuhen e bukur (sa e mirë, sa dëlirë, sa..., a si e quajti poeti, gjuhen tonë të mrekullueshme shqipe!), me tha, diç në yrnek se ka edhe për ty, veç ma jep adresën dhe numrin e telefonit. Telefon nuk kam, i dhashë adresën e varrezave të njohura të Parisit, “Pierre La Chaise”, atë ia dhashë, ani pse banoja pikërisht në Rue de Rennes (163), Parisi VI, vetëm disa metra larg nga vendngjarja, respektivisht,  skena tragjike, për mua të ziun!

Pse, po i tregoi të gjitha këto skena tragjike, shoh se në buzët tua të bukura e inteligjente prej shkrimtareje të mrekullueshme që je, vizatohet pikëpyetja e madhe (?) pse! Sepse, zonjë nderuar, synoj ta përkujtoj se edhe në shqiptarët, kemi aq shumë kurtizane e prostituta, sa që tërë tregun evropian e furnizojmë me seks femëror “made in shqiptaria (Albanie)”!

Mos u befaso, mos u zemëro, Shpirt (shmanga rastin jetik të thërras Zemër!), se me këtë s’desha të them gjë tjetër në dynja të zotit, pos që edhe në i takojmë epokës se prostitucionit e të tjera tjerave deviacioneve që shkojnë bashkë. Ti je e re (dhe e bukur!), ndoshta nuk ke mbërri ta mbash në mend aq mirë gropën e Hajdinit, kur ishte shndërrua në arenë, në vend publik ku luheshin skena seksuale makaber, madje në pikë të ditës, herë-herë, edhe më shëmtuar, kur qëllonte të jenë raporte seksuale midis çiftëve partnere të përkatësisë së të njëjtës gjini. Mandej kujto shtëpitë publike të pa zëshme, që vazhdojnë punën e nisur shumë herët përpara, që e vazhduan gjatë dhe pas epokës se errët të Xhaxhit, deri në  ditët e sotshme. Ja tek i kë ato shtëpi, që maisons closes, u thonë në gjuhën frënge, gjithkund në zgjiç dhe kënd të errët të rrugëve Tiranës, të Prizrenit, të Gjirokastrës, të Tetovës, e gjithandej ku marrin frymë shqiptarët!

Ti e di mirë, madhëri edhe pederastia, homoseksualizmi e lezbija nuk janë fenomene të reja as të panjohura, gjithkund në trojet tona shqiptare. Hiç të njohurën, lajmin sensacional që e bën të ditur masmediat e kohës, se në ditën e themelimit të shoqatës se homoseksualëve të Shqipërisë në Tiranë, me shumë kishte aderues (regjistrues) se në ditën e themelimit të Partisë Demokratike!

Hiç, aspak mos u çuditni!

As  Kosova kreshnike nuk ngel asgjë mbrapa. Sidomos, me ardhjen e paqeruajtësve nga të gjithë krahët e botës, në Kosovë jo vetëm që homoseksualizmi i shtypur dhe i ndrydhur, shekuj me radhë, deri në ditët e lirisë, përnjëherë gëlojë e mugullojë, ashtu siç çelë lulebora në syrin e parë të pranverës së pare, por edhe çmimi i bythës valorizoi qind për  qind. Diçka e ngjashme, duhet të këtë ndodhur edhe kur është fjala për gratë, botën femërore kosovare, në përgjithësi. Mbi këtë sektor, dhe s’e çfarë ka ndodhur atje informatat janë paksa më të errëta që, më të pakta, që më pak kanë marrë ndriçim të opinioni publik!

Veçse, si nëpër terr e por qartë e kthjelltë na kujtohen e sillën ndërmend pamje, në daç trishtimi, në daç argëtimi, grash me mustaqe tufash misri, me tirq, me shokë, herë edhe me armë në brez, e veshmbathje tjetër, meshkujsh kur, natyrisht loznin rolin e burrave, në turli llangjash e  festash të shumta familjare e tjera, n gjithkund nëpër fshatrat tona dhe në qytete e qyteza gjithnjë provinciale përgjatë mëmëdheut tonë të dashur. “Shqipëri, të dua edhe ashtu si je, por kur do të shoh të lirë, do të dua edhe më mirë”!, sikurse tha poeti bark-plasur, në vargun e vet poetik, pak para se t’ia thekte në drejtim të panjohur!

Çfarë kisha ndërmend të them me gjithë këtë alamet tregimi, në tregim!

Synova, hirësi, që opinionit tonë publik, herë-herë të përjargur dhe të përgjumur, t’i tregoj dhe t’ia përkujtoj edhe njëherë, për kushedi të satën herë, se hisja jonë në zejen (zanatin) më të lashtë në botë është i konsiderueshme dhe se, në përpjesëtim e përmasë proporcionale, krahas krejt botës.

Asgjë me shumë, asgjë me pak nuk desha të them se që thash troç, pa kurrfarë veshje kostumesh dhe pështjelljesh filozofike. Jemi paq dhe  në ujdi! Atëherë, mirë jemi! Iku, kjo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat