Tre anektoda plus një e vërtetë

Kultura

Tre anektoda plus një e vërtetë

Nga: Fatmir Lohja? Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:08
Fatmir Lohja?

Si zakonisht , ditën e shtune,në mesditë, u mblodhën  katër shokët për të biseduar,e për të pirë  nga një gotë raki.Nën hijen e një tende,në lokalin e lagjes, e filluan bisdën,pasi u dhanë, dhe u muarën me hollësi informacionet për shendetet  familjare ,dhe  si e kaluan  javën .

Nuk thonë kot:”se gjuha shkon te dhëmbi i sëmurë”.Pali kishte një hall që nuk po zgjidhte. Përpara fushatës elektorale i  dha dhjetë miljon lekë borxh , mikut të vet ,kandidatit për deputët. Kur ia mori borxhin,i premtoi se do ia kthente shumën totale brënda gjashtë muajve, plus bonuse  ,kur të merrte mandatin.

Kandidati u zgjodh deputet, por e borxhi nuk u pagua,se për nderet e premtuara ,u harruan,me justifikime:”Jo sot, por po t’i jap nesër.Sa të më vinë para nga diku.”Në mesin e mandatit, ka nxjerrë justifikime,se nuk ka ku t’i gjej paratë, sepse nuk u bë ministër. Pali, nga miqtë e vet, kërkonte këshilla si të dilte nga ky siklet?

U mendua shoqëria. E  lanë të gërmonin te humori popullor,se për zgjidhje tjera nuk kishin gjë në dorë. Meqë ishte parapërgatitur, Hasani e nisi i  pari:

Një  Kadri na paska qenë  borxhli me nam. Një huadhënësi  i mori para shumë, i bindur se nuk do ia jepte më, siç kishte vepruar me  gjithë të tjerët. Huadhënësi   këmbëngulte për të marrë paratë e veta.Meqë  nuk i shqitej, Kadriu i tha një ditë :”Ec nesër te shtëpija  të marrësh paratë!”

Huadhënësi , nga gëzimi, nuk fjeti tërë natën.Të nesërmen, në sabah,i shkoi Kadriut në shtëpi. Nusja e adresoi për në arë,sepse atje e priste i shoqi  ,për t’i dhënë paratë. E gjeti Kadrinë duke mbjellur plepa.

Çfarë po bën?- e pyet huadhënësi.
Nuk më sheh se po mbjell plepa?
Ku janë paratë e mija? Mos më lodh shumë!
Kur të pres plepat, t’i bëj bej tra, pasi t’i shes, do të jap paratë.

Kur dëgjoi këtë logjike, huadhënësi , nga halli ,buzëqeshi i sforcuar.

Po zgërdhihesh? T’u mbush mendja që do të marrësh paratë një ditë,- i ndënji gati Kadrija.

Qeshën shokët  me enektodën, por Pali , me sforcime të brënshme,krejt pak i shtriu buzët.

Kur ra qetësia , nisi një tjetër Kola:

U hapë fjala anëkënd se Nastradini gënjente shumë. Një ditë veziri i çoi fjalë, për ta provuar nëse do ta gënjente edhe atë. Për t’i rënë shkurt, Nastradini i tha se ndodhej i pa përgatitur, sepse nuk kishte paisjet e gënjeshtrave me vete. Meqë peshonin rëndë, i nevoiteshin tre karroca me gjashtë kuaj për t’i sjellë. Veziri ia plotësoi kushtet nga kureshtia .Prit pallati, por Nastradini nuk po vinte.Pas disa ditësh Veziri, i nxehur, dërgoi ushtarët që ta merrnin të lidhur.

Pse nuk erdhe më?- e pyet i nevrikosur Veziri kur ia sollën përballë.
A më thirre për të rrejtë? Atë punë bëra,- i përgjigjet Nastradini me qetësi.
Pse kërkove kaq pak,- e pyet Veziri duke qeshur.
Më shumë pata frikë,se ti me një urdhër ma heq kryt.

Ndërsa tre shokët qeshnin, Pali mendohej dhe mendohej.E nisi  tjetren Hyseni , kur tavolina ra në qetësi.

Na ishin njëherë e një kohë dy miq të mirë. Njëri ra në hall, dhe i kërkoi para borxh mikut. I zoti i shtëpisë i jep çelsin e kasafortës  dhe i thotë  mikut ,të marrë para sa t’i nevoiten.Tjetri i mori të gjitha. Pas ca kohë ia ktheu. I zoti shtëpisë,si në rastin e parë,i dha çelsin përsëri,që t’i vinte paratë në kasofortë me dorën e tij.    Miku  e mori për keq këtë praktikë. Ju mbush mendja se tjetri ka para pa hesapë.I shkoi përsëri për të marrë borxh.Të njëjten praktikë i bëri miku në shtëpi të vet. Nuk u duk më borxhliu. E zuri haku i mikut të mirë. Një ditë ra fare keq për lekë. U mundua ta zgjidhte në disa mënyra, por nuk çau dot.U nis me vrap te ishmiku i mirë. Huadhënësi përsëri e priti me dashmirësi. Sapo dëgjoi shqetësimin e mikut, i dha çelsin e kasafortës, që ta hapte vetë.E hapi tjetri  me gëzim, por u zhgënjye kur pa se nuk gjendej asnjë qindarkë.

Këtu nuk ka para.
Vetë e ke boshatisur. Nga babzitja nuk mendove për këtë ditë qameti,siç ma prezantove  shqetësimin  pak më përpara.Po e mbushe, përsëri këtu jam për ndihmë. Në të kundërt ,shpejt do të ballafaqohemi në gjykatë,gjë për të cilën nuk më vjen mirë.

Borxhliu u largua me bisht ndër shalë me dy halle në shpinë. Nuk i peshonte mungesa e parave, sa pesha që  ndjente ,se po humbiste mikun më të mirë.

-Mjaft qeshet!- kërkoi të vërë qetësinë në tavolinë Pali.- Unë jam në hall, e ju më tregoni përralla me Nastradin!

- Nuk është e hera parë që merremi me shqetësimin tuaj,- u fut me seriozitet Hasani.- Ai miku yt,a të ka dhënë ndonjë zgjidhje? A i  ka mbjellë plepat, që të shpresosh ,se do të marrësh paratë ndonjë ditë sado të largët?

Fjalë të mira më thotë boll, por   në strajcë  gur më fut  .
 Të këshilloj të veproni si Veziri. Falia dëmin ekonomik si ai  Nastradinit,-u fut Kola .
Nuk jam Veziri unë. Ti e di mirë , o miku im, - u përgjigj Pali me nofull të shtrënguar.- Për mua është para e madhe.
Po të ulësh diferencën e fitimeve,më rastin e borxhit të parë,siç na ke treguar vetë, bajagi të ulën humbjet.
Përpara se të marrësh një vendim, mendoje me qetësi, si miku i mirë, pastaj vepro !- u fut Hyseni për të shtensionuar situatën shoqërore.

Në fakt, tre shokët, nuk i patën përzgjedhur rastësisht tre anektodat, për t’I treguar Palit, sepse i dinin të vertetat, që u kishte rrëfyer miku i tyre.Pali e  huazoi në fillim borxhliun ,një shumë të vogël parashë, për fushatën e elektorale të pushtetit lokal. Kur u zgjodh burri i botës kryetar bashikje,i dha Palit edhe borxhin,  edhe bonuset e premtuara. Në zgjedhjet elektorale për pushtet qendror, miku i kërkoi Palit pesëfishin e shumës së parë.  Shokët e rekomanduan të mos e bënte atë gabim. Përpara dy vitesh, ishte Pali,që akuzonte shokët për mungesë pragmatizmi, ndërsa tani kërkonte ndihmë.

Shokët zgjodhën rrugën e humorit, për të mos humbur Palin.Pse e donin, e qesëndisën të mos shkalafitej më pas parasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat