Poezi për Hashim Thaçin

Kultura

Poezi për Hashim Thaçin

Nga: Hoxhë Baki Imeri Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 13:27
Hashim Thaçi

Si po mendon ooo Hashim o burrë

Serbia territore nuk ka dhënë kurrë

Se ta japin Luginën nuk duhet me pritë

Demon korpat është mësuar me grabitë

Sepse historia neve na ka mësu

Sa territore bishat naj i kanë gllabëruar

Prandaj të kesh kujdes e vepro mirë

Të dërojmë përpara Kosovën tonë të lirë

Kur ne do punojmë mirë edhe mbarë

Të mirat për atëdhe  do na vijnë për mbarë

Do na vijnë për mbarë të gjitha me radhë

Serbia në kufi duhet me e ndalë

Duhet punuar për çështjen kombëtare

Për arritjen e trendeve ndërkombëtare

Të gjithë ne i duam Luginën e Toplocën

Ta rregullojmë njëherë Veriun e Mitrovicës

Nese premtimin ke për të realizuar

Territorin e Kosovës pa e coptu

Nëse pa e prek veriun e bënë korigjimin

Atëherë nga populli do e kesh BEKIMIN

Pra Lugina  Kosovës për t' ju bashkuar

Për momentin është ëndërr e pa realizuar.....

Hoxhë Baki Imeri-Imam në Xhaminë ''Kadërie'', lagja - Muhaxherëve, Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat