Vdes krijuesi legjendar i Spiderman, Ironman, Hulk, etj…

Kultura

Vdes krijuesi legjendar i Spiderman, Ironman, Hulk, etj…

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:42
Spiderman, Ironman, Hulk

Stan Lee, krijuesi legjendar i Marvel Comics, kompanisë amerikane që ka krijuar disa nga superheronjtë mw tw njohur edhe pwr fwmijwt e sotwm, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Emri i tij i plotë ishte Stanley Martin Lieber. Ai lindi nga një familje emigrantësh hebrenj, të ardhur nga Rumania në Nju Jork.

Kur ishte në gjimnaz, Lee bënte punë të vogla shërbimi për “Timely Comics”, ku punonte dhe bashkëshorti i kushërirës. Aty ai nisi të bëjë punë më të rëndësime, vit pas viti, deri sa u bë zëvendës botues.

Image
Stan Lee

Emrin e artit e vuri Stan Lee, pasi botoi për herë të parë Captain America. Më pas u shkëput nga ajo industri, për t’u futur në ushtri. Kur u rikthye, në vitin 1950 u punësua nga Timely Comics që të krijonte një superhero të ri për të konkurruar “DC Comics”.

Por në atë kohë, interesi i amerikanëve për këtë gjini të letërsisë së argëtimit kishte rënë. I shkurajuar, Lee donte të tërhiqej. Por bashkëshortja, e cila e dinte që ai shkruante shumë histori të bukura dhe nuk i bënte publike, e nxiti që të angazhohet.

Dhe kështu Stan Lee nisi të krijojë Katërshja e Fantastikëve, Thor, Iron Man, X-Men, Black Panther, Hulk, dhe më të famshmin nga të gjithë, në vitin 1962, Spider Man.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat