Një grup të rinjsh shqiptarë, që studiojnë në Itali, punuan për më shumë se një vit për të realizuar ekspozitën e tyre “Albania- në rrënjët e lirisë së një populli”, e cila është hapur në mjediset e Muzeut dioqezian të Shkodrës.
Në qendër të ekspozitës janë figura e Skënderbeut, Nënë Tereza si dhe martirët shqiptarë.
Të rinjtë thonë se, përmes kësaj ekzpozite, synojnë njohjen më të mirë të identitetit të popullit të tyre.