“Mbrëmje baletit për fëmijë”! Murtezi: Ju premtojmë momente shumë mbresëlënëse

Kultura

“Mbrëmje baletit për fëmijë”! Murtezi: Ju premtojmë momente shumë mbresëlënëse

Nga: K. G. Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:06
“Mbrëmje baletit për fëmijë”! Murtezi: Ju premtojmë momente shumë mbresëlënëse

Dashamirët e baletit, posaçërisht prindërit e balerinëve dhe familjarët e tyre, këtë të premte (21.12.2018), do të shijojnë momente magjike nga trupa e baletit “Behia’s Dance”, përmes shfaqjes që ata do të japin, në Teatrin “Faruk Begolli, në AAB, në ora 19:00. Balerina e njohur e Kosovës, e cila edhe drejton këtë trup të baletit, Behie Murtezi, në një prononcim për ‘Bota sot”, dha më shumë hollësi në lidhje me shfaqjen respektive.

Image

Driton Saqipi

“Meqenëse jeni medium që vazhdimisht promovoni ngjarjet kulturore që zhvillohen në vend, ata që pëlqejnë të bukurën, artin dhe baletin në këtë rast, i ftoj përmes jush qe të informohen dhe të na bashkohen të premten, sepse ju premtojmë momente shumë mbresëlënëse nga balerinë shumë të talentuar dhe të lezetshëm”, tha koreografja, Behie Murtezi.

Image

Kjo shfaqje është realizuar nga koreografët Behie Murtezi dhe Driton Saqipi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat