Sekuestrohen mbi 2 mijë pajisje piroteknike, arrestohet 35-vjeçari nga Kumanova

Kumanova

Sekuestrohen mbi 2 mijë pajisje piroteknike, arrestohet 35-vjeçari nga Kumanova

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Në Sheshin e Kumanovës “Marshall Tito” sot në orën 16:50 është arrestuar 35-vjeçari S.M. nga Kumanova.

Tek i njëjti person policia ka gjetur mjete piroteknike, njofton Ministria e Brendshme.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së 35-vjeçarit janë gjetur 2059 copë të pajisjeve piroteknike.

MPB njofton se kundër S.M. do të parashtrohet padi konkrete pas dokumentimit të plot të rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat