Policia zbulon një punëtori të armëve në Kumanovë

Kumanova

Policia zbulon një punëtori të armëve në Kumanovë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:24
Policia zbulon një punëtori të armëve

Sot më datë 23.03.2021, policia e Kumanovës nga Sektori për polici kriminalistike, me urdhër të Gjykatës kanë bastisur shtëpinë dhe hapësira tjera në pronë të 59 vjeçarit A.Q. nga Kumanova.

Me këtë rast, MPB njofton se është zbuluar një punëtori e improvizuar.

Dhe në shtëpi janë gjetur një revole, dy revole gazi, pushkë gjuetie Karabin e kalibrit 8х57mm, pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm, 180 patronë, 88 plumba, kuti me pjesë të pushkëve të gjuetisë dhe revoleve, etj

A.Q është arrestuar dhe ndaj tij do të ketë padi adekuate nga Prokuroria Kompetente.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat