Disa të lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Kumanovës

Kumanova

Disa të lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Kumanovës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 13:54
Ilustrim

Gjashtë persona, shofer dhe bashkëudhëtarë janë lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Ljubodrag në Kumanovë, kumtoi sot MPB-ja.

Fatkeqësia në policinë e kumanovës është paraqitur dje në ora 18:40 minuta.

Në fatkeqësinë e komunikacionit kanë marrë pjesë automjeti “audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.I. (50) nga fshati Mateç dhe automjeti “ford” me targa zvicerane, i drejtuar nga J.A. (65) nga fshati Nikushtak.

Ekipe të SPB Kumanovë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat