Aksident në Kumanovë, humb jetën një 26-vjeçar

Kumanova

Aksident në Kumanovë, humb jetën një 26-vjeçar

Më: 13 janar 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një viktimë dhe një i lënduar rëndë është bilanci i aksidentit që ndodhi dy orë pas mesnate në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë, me ç'rast makina “Peugeot” me të cilën kanë udhëtuar dy të rinjtë ka goditur një rrethojë dhe një automobil tjetër të parkuar, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.

“Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në 02:36 në rrugën “Tode Tumba”, makina e tipit “Peugeot” me targa të Kumanovës me të cilën po udhëtonin P.P (26). dhe 29 vjeçari N.S. ka goditur një rrethojë dhe një makinë të parkuar.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë P.P.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i ndihmës së shpejtë, derisa tek N.S. janë konstatuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat