Arrestohet një person në Kumanovë, kapet me lëndë narkotike

Kumanova

Arrestohet një person në Kumanovë, kapet me lëndë narkotike

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Kumanova.

Pas bastisjeve të kryera me urdhër gjykate në banesën e tij, është gjetur kokainë.

“Me datë 02.02.2023 në ora 19:45, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria L.R.(28) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe konfiskuan rreth 350 gram kokainë dhe dy peshore digjitale.

Ai është ndaluar në stacion policie dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat