Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq beson se letra e presidentit amerikan për homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq mund të interpretohet në disa mënyra, siç është, për shembull, qëllimi i SHBA-ve për t`u angazhuar në çështjen e Kosovës ose demonstratën e Amerikës në raport me BE-në.
Sipas tij, kjo shihet edhe si përpjekje e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të sigurojë mbështetje ndërkombëtare të cilën nuk e ka në Prishtinë,
Duke folur për demonstratën e Amerikës në lidhje me BE, Ljajiq tha se Brukseli ka treguar paaftësi të konsiderueshme për të lëvizur më seriozisht në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë