Agjencia amerikane: Putinin mbajeni larg Ballkanit

Lajme

Agjencia amerikane: Putinin mbajeni larg Ballkanit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:29
Vladimir Putin

Agjencia “Bloomberg” në tekstin me titullin “Të mbahet Ballkani larg duarve të Putinit”, vlerëson se kjo duhet të jetë kohë optimizmi për shtetet e ish-Jugosllavisë.

Por, më pas shton se lajmet e mira nuk janë të mirëseardhura për kryetarin e Rusisë, sepse duan të thonë forcim i lidhjeve të regjionit me Ballkanin Perëndimor – Mali i Zi është bërë anëtar i NATO-s, Maqedonia ka zgjidhur kontestin me Greqinë rreth emrit, zgjdhjet në BeH kanë kaluar të qeta, ndërsa po zhvillohen bisedime mes Kosovës e Serbisë.

Moska këtë e konsideron se bëhet me qëllim që vendet perëndimore të përqafojnë Ballkanin dhe Rusia të privohet nga vendi i fuqisë botërore, prandaj përpiqet të pengojë këtë.

Si një prej tyre përmendet se BE-ja duhe t’i inkurajojë bisedimet e paqes ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe me këtë të ndihmojë të zgjidhen mospajtimet e të dy palëve rreth taksave kontradiktore në importimin e mallit, e ndoshta edhe financiarisht ta mbështesë fondin për procesin e pajtimit, ashtu siç ka vepruar në rastin e Irlandës Veriore.

Më pas thuhet se Rusia e ka ndihmuar Milorad dodikun të fitojë në zgjedhje dhe ta marrë njërin prej tri vendeve në Kryesinë e BeH-së, si dhe formimin po ashtu nga Rusia të “qendrës së supozuar humanitare” në Serbi, për të cilin ShBA-të thonë se është mbulesë për spiunim.

Bloomberg, ndërkaq, vlerëson se Evropa “pa qëllim e ka forcuar ndikimin e Rusisë, duke i mbajtur vendet e Ballkanit në purgator për shkak të anëtarësimit në BE”, ndërsa përkujton deklaratën e Emmanuel Macronit se “:zgjerimin e BE-së duhet shtyrë për një kohë”.

Agjencia amerikane propozon që Evroopa të bëjë përpjekje për të penguar propagandën ruse dhe kundër korrupsionit të qeverive, sikundër që kanë bërë ShBA-të me pakon prej shtatë milionë dollarësh vitin e kaluar.

NATO po ashtu duhet të ndajë me shtetet e Ballkanit ekspertizën për sulme kibernetike si dhe të organizojë ushtrime të mëdha ushtarake në vendet të cilat nuk janë anëtare të Alenacës e jo vetëm me Malin e Zi.

Po ashtu duhet të bëhen vizita të zyrtarëve të lartë evropianë e amerikanë, duke i bindur ballkanasir se nuk do të lihen në duar të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat