Kush janë pesë të arrestuarit e djeshëm për fajde

Lajme

Kush janë pesë të arrestuarit e djeshëm për fajde

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:34
Momenti i arrestimit

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim pesë personave të arrestuar nën dyshimet për krim të organizuar, detyrim dhe fajde.

Dalip Brahimi, Rrahim Brahimi, Ismet Salihu, Lulzim Berisha dhe Bujar Gërbeshi do të qëndrojnë nën masën e paraburgimin për 30 ditë me vendim të Gjykatës.

Në vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të arrestuarve thuhet se ekziston rreziku që të njëjtit të arratise,

“Gjykata ka konstatuar se lënia e tyre në liri do te rrezikonte arratisjen e tyre. Dhe rreziku se të njëjtit mund ta kryejnë veprën penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Njëri nga të arrestuarit e djeshëm është edhe kryetari i grupit të tifozëve ‘Dardanët’ Lulzim Berisha.

Njëri nga të dyshuarit, djali i komandanti të UÇK-së, Sabit Geci ndodhet në arrati, ai nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë bastisjes së kryer nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, shkruan kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat