Për një muaj dy hajna u vranë në Kosovë

Lajme

Për një muaj dy hajna u vranë në Kosovë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:24
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Fiks një muaj më parë në Prishtinë një person që po tentonte të grabiste një shtëpi u vra nga pronari pas një përleshje që patën me armë zjarri, ndërkaq, njëjtë ka ndodhur sot edhe në Istog kur u vra një i dyshuar tjetër, por, edhe një pjestar i Policisë së Kosovës.

Kosovarët së fundmi po përballen me probleme të mëdha me hajnat. Nga këto përvec dëmeve të mëdha materiale që po bëhen ka edhe viktima në njerëz.

Rasti që ndodhi sot në Istog është i dyti i kësaj natyre që ka ndodhur për një muaj.

I pari ndodhi mbrëmjen e 27 nëntorit në Veternik, ku pas një përleshje me armë zjarri ndërroi jetë Kujtim Krasniqi nga fshati Makovc i Prishtinës. I njëjti së bashku me tre persona të tjerë ishin nisur për në shtëpinë e Ridvan Beqirit, farmacist nga Komuna e Ferizajt.

Ndërkaq, sot pasdite ndodhi rasti i dytë, kur në qendër të Istogut një person i armatosur tentoi të grabistë një bankë.

Pas përleshjes me armë zjarri mbeti i vdekur i dyshuari, e në spital ndërroi jetë edhe një polic i Kosovës Izet Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat