Vuçiq: Nuk duhet hyrë në luftë me Kosovën se do të pësojmë - Bota Sot
Vuçiq: Nuk duhet hyrë në luftë me Kosovën se do të pësojmë

Lajme

Vuçiq: Nuk duhet hyrë në luftë me Kosovën se do të pësojmë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:11
Aleksandar Vuçiç

Nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përveç se të arrijmë një marrëveshje, e cila do të pranohet nga serbët dhe shqiptarët, sepse ajo sjell paqe, ka deklaruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq për portalin “Espresso” dhe theksoi se “përndryshe nuk ka paqe”.

“Nuk ka paqe përndryshe, kuptojeni këtë. Kuptojeni dhe silluni me përgjegjësi të gjithë dhe kuptoni se kjo është e vetmja gjë që është e mundur. Nëse nuk kemi një marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më të shqetësuar”, tha Vuçiq.

“E vërteta është se Kosova nuk është e gjitha shqiptare dhe e vërteta është se Kosova nuk është e gjitha serbe dhe e vërteta është se ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ai që nuk e kupton këtë do të futë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga të cilat ne do të dalim të mposhtur, do të pësojmë humbjen më të keqe se kurrë më parë”, vlerëson Vuqiq, duke shtuar se ”ai nuk do ta qojë Serbinë në luftëra dhe konflikte nga të cilat nuk mund të dilnin si fitues”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...