Video e plotë e dy hajnave të kërkuar nga policia: Kem para sa duash, jemi n’Spanjë…

Lajme

Video e plotë e dy hajnave të kërkuar nga policia: Kem para sa duash, jemi n’Spanjë…

Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:32
Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi janë dy personat që po kërkohen qe më shumë se dy muaj nga Policia e Kosovë, pasi të njëjtit ishin shpallur publikisht në kërkim për raste të grabitjeve të armatosura.

Shala dhe Latifi janë paraqitur LIVE në Facebook ku tallen me autoritetet e drejtësisë kosovare. Ata tregojnë se aktualisht gjenden në Barcelonë të Spanjës.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”,  thotë Shala.

Në videon e siguruar, ata shihen teksa mburren se kanë kogja ‘lekë’ me vete.

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata.

Pamjet e plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat