Vuçiqin nuk e habiti vizita e zv/presidentit të PE-së te varri i Adem Jasharit: Gjermania gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, s’kemi çfarë të bëjmë - Bota Sot
Vuçiqin nuk e habiti vizita e zv/presidentit të PE-së te varri i Adem Jasharit: Gjermania gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, s’kemi çfarë të bëjmë

Lajme

Vuçiqin nuk e habiti vizita e zv/presidentit të PE-së te varri i Adem Jasharit: Gjermania gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, s’kemi çfarë të bëjmë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:42
Aleksandar Vuçiq

Vizita e zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, dhe homazhet e tij në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Preka, e ka zemëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por nuk e ka befasuar.

Presidenti serb, të cilit i është kërkuar nga gazetarët të komentojë vizitën e zëvendëspresidenti të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, te varri themeluesit të UÇK-së, Adem Jashari, ka thënë se kjo nuk e habit, përveç se, siç tha ai, “nuk është mirë të flitet për miqësi me Serbinë dhe të bëhen gjeste të tilla”

Duke komentuar vizitën e diplomatit gjerman, Vuçiq tha se nuk dëshiron dhe nuk mund ta fyejë zëvendëspresidentin e PE, Willand, dhe askënd tjetër.

“Gjeste të ngjashme për ne janë mësim që të shohim se si po na përjetojnë gjermanët, amerikanët, francezët, anglezët, italianët … Dhe të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën”, tha Vuçiq.

Vuçiqi përkujtoi qëndrimin e mirënjohur të Gjermanisë zyrtare ndaj Kosovës, nga i cili, siç thotë ai, nuk do të heqin dorë, sepse ata ndihmuan këtë forcë në vitin 1998 dhe 1999.

“Unë nuk shoh asgjë të çuditshme, përveç se nuk është mirë të flasim për miqësinë me Serbinë, kurse të bëjnë gjeste të tilla dhe t’i tregojnë … Por, çfarë të bëjmë. Ata janë fuqi e madhe, ne jemi një vend i vogël dhe na mbetet ta ruajmë krenarinë dhe dinjitetin dhe të themi se nuk jemi të mahnitur”, tha Vuçiq.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, më 2 dhe 3 janar të këtij viti ku ka zhvilluar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai tha se e mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe  tha se shpreson se Kosovës nuk do t’i vendosen kushte të reja në këtë proces.

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Wieland tha se kjo “nuk është ide e mirë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...