Mediat serbe dhe maqedonase i gëzohen vdekjes së luftëtarit të UÇK-së: Plumbi i Avniut kapke mu në ballë policët serb

Lajme

Mediat serbe dhe maqedonase i gëzohen vdekjes së luftëtarit të UÇK-së: Plumbi i Avniut kapke mu në ballë policët serb

Nga: N.Sh Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:03
Avni Hyseni

Pas vdekjes së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hysenit, mediat serbe dhe maqedonase nuk ndalen së shkruari për trimin shqiptar, heroin e kombit dhe sportistin e madh.

Vëllai i Avniut, Adnani përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografitë e mediave serbe dhe maqedonase të cilat shkruaj për Avniun.

Adnani thotë se, Avniu ishte ai që armiqtë shekullor ia kishin frikën.

Sipas Adnanin, çdo polic apo paramilitar sllav që shihte Avniu, plumbi i tij i kapke mu në ballë.

Lexojeni më poshtë shkrimin e Adnanit për vëllain e tij, Avniun:

Sllavo Maqedonet kokan gzu ikjes tende trimi i vllaut, ju ka pengu se ti ishe e mbete HERO I KOMBIT SHQIPTAR.

Sa shum ju gezun vdekjes tende armiqt shekullor te Shqiptareve sepse ti ishe aj qe ta kishin friken sllavet si ne Serbi po edhe keta ne Maqedoni. Pas ikjes nga kjo bot te gjitha mediave edhe ne Maqedoni pas atyre ne Serbi paska shkru per ty vllau jem Avni Hyseni.

E vertet eshte se ti e as un ne luft per çlirimin e trojeve etnike nuk u morem me asnje civil serb e as sllavo maqedonas po e verteta ishte se ti ishe aj qe ku shihje polic e paramilitar sllav plumbi yt i kapte mu ne ball. Kosova dhe institucionet tona qe u krijun me gjakun tend e shum Deshmoreve te Kombit mujn me bisedu gjdo dit me Serbi e besa edhe me Maqedoni me pas miqesi po armiku mbetet armin dhe si te till do i njof e luftoj un si vllau yt kudo qe ata jan ne momentin qe rrezikojn atdheun dhe kombin pra le ta di bota mbar se per paramilitar e polic te serbis dhe sllav te maqedonis ashtu siq ishim do mbesim te till e jo servila si dhe asnjeher zdo merremi me civil siq bem edhe ne luftera per Çlirim e Bashkim Kombetar.

TRIMI MBETET TRIM E ARMIKU ARMIK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat