Krasniqi: Zgjedhjet e reja, për një Qeveri ta pakriminalizuar

Lajme

Krasniqi: Zgjedhjet e reja, për një Qeveri ta pakriminalizuar

Nga: D. B Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:51
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi ka pohuar se qytetarët e Kosovës kanë interesa të shumta që ju mungojnë, duke filluar nga drejtësia e mirëfilltë, punësimi, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi dhe deri tek liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se partitë politike kanë interesat e tyre puro personale, pasi Presidenti Thaçi ka interes vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e planit për copëtimin e Kosovës.

“Partitë në pushtet kanë interes që sa më gjatë të rrinë në pushtet, edhe pse kanë dështuar gati në çdo aspekt, kurse opozita sa me shpejt të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Konsideroj që zgjedhjet do të ishin zgjidhje për problemet e lartpërmendura për qytetarët e Kosovës, gjë që me këtë Qeveri vetëm sa po thellohem. Besoj që do të kishim një Qeveri të re dhe me njerëz të pastër, pa afera korruptive dhe me njerëz që nuk kanë pasur poste në qeveritë e deritanishme. Sepse deri më tash me çdo qeveri dhe ministra e deputete ka qenë vetëm dështim dhe zhgënjim. Kjo do të ishte më e mira dhe zgjidhja ideale për qytetarët e këtij vend|”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat