Serbët i përgatisin Putinit pritje madhështore me 70 mijë njerëz - Bota Sot
Serbët i përgatisin Putinit pritje madhështore me 70 mijë njerëz

Lajme

Serbët i përgatisin Putinit pritje madhështore me 70 mijë njerëz

Nga: F.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:15
Vladimir Putin

Kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, i cili më 17 janar do të vizitoje Serbinë, do të duhet që para tempullit “Sveti Sava” në Beograd ta presin më shumë se 70 mijë qytetarë.

Siç thuhet në gazetën “Novosti” transmeton “Bota Sot” – kjo pritje do të organizohet nga sektori joqeveritar dhe organizatat patriote.

Është planifikuar që pjesëmarrësit të tubohen në sheshin e Republikës dhe të nisen së bashku drejt tempullit të “Sveti Saves” ashtu që të arrijnë në momentin kur në këtë objekt të shenjtë të vjen edhe lideri i Federatës Ruse.

“Ideja e organizatorit është që në këtë mënyrë të dëshmohet respekti ndaj njeriut të parë të Rusisë, që është shumë meritor për vendosjen e lidhjeve miqësore ndërmjet dy shteteve vëllazërore, por edhe falënderimi për vendin më të madh sllav për mbështetjen në arenën ndërkombëtare kur është fjala për ruajtjen e tërësisë territoriale të Serbisë” shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Detajet e qëndrimit të Putinit do të bëhen publike deri të shtunën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...