Propozimi i Putinit për zgjidhje në Kosovë - Bota Sot
Propozimi i Putinit për zgjidhje në Kosovë

Lajme

Propozimi i Putinit për zgjidhje në Kosovë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:25
Vladimir Putin

Vladimir Putin do t’i propozojë Serbisë një skenar çeçen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas publicistit serb, Dejan Luçiq.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do t’i propozojë Serbisë një skenar çeçen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kjo deklaratë është bërë nga publicisti serb, gjeopolitologu Dejan Luçiq.

“Serbët duhet ta kuptojnë se janë fuqi. Ne jemi një popull serioz dhe ushtarak. Ushtria jonë edhe kur është në gjendje të keqe, është më e mirë se komplet ushtria shqiptare”, deklaroi ai për “Alo”.

“Trump ngadalë do t’i tërheq 800 ushtarët nga Bondsteel. Do të merret vesh me Putinin”, shtoi ai.

Luçiq beson se “Putin do të propozojë që në Kosovë të krijohet metoda çeçene, kombinim i fuqive dhe investimeve”.

Ai po ashtu thekson se Serbia duhet të mbështetet tek bashkëpunimi me Rusinë në mënyrë që Putin t’u dërgojë “miliarda dhe armë të reja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...