Blic: Vuçiq dhe SNS të gatshëm për zgjedhje, çdo gjë varet nga Kosova

Lajme

Blic: Vuçiq dhe SNS të gatshëm për zgjedhje, çdo gjë varet nga Kosova

Nga: F.B Më: 12 janar 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

Lideri i SNS (Partisë Përparimtare Serbe) Aleksandar Vuçiq në tubimin e përparimtarëve të mbajtur në Zemun ka porositur bashkë partiakët se: pasi opozita kërkon zgjedhje, sa I përket atij mund të shpallën shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ky medium shkruan se Vuçiq ka theksuar se ato nuk përkojnë me interes të vendit dhe të serbëve të Kosovës dhe së vendimi definitive rreth kësaj çështje me rëndësi ende nuk është marr.

Rreth çështjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme zgjedhore ka kohë që është folur shumë kuluareve ndërsa më të zëshmit sipas SNS janë ministri iPolicisë Nebojsha Stevanoviq dhe prefekti i Novi Sadit Milosh Vuçeviq shkruan gazeta. 

Në tubimin e SNS-së për dalje në vendvotime ka fol edhe Vuçiq gjë që gazetës "Blic" ia kanë konfirmuar tri burime ku ka thënë se nëse vjen te zgjedhjet në to do të ftohen “vëzhguesit dhe kontrolluesit e zgjedhjeve nga gjithë bota". 

Vuçiq citon se gazeta përafërsisht ka thënë kështu: "Opozita kërkon zgjedhje dhe personalisht do ju jepja rastin nëse nuk është në pyetje interesi I Serbisë dhe popullit në Kosovë. Pasi I kërkojnë, nëse pajtohen në disa gjëra dhe mos të jenë kundër interes të Serbisë do ju japim zgjedhje. Dhe jo vetëm ato. Do ftojmë të gjithë vëzhguesit dhe kontrolluesit e mundshëm, dhe të shohim kush do të fitoj, Kur t’i mundim, gjë që do jetë vështirë përsëri do të flasin se zgjedhjet nuk ishin të rregullta", zbulon burimi i  "Blic", transmeton “Bota Sot”. 

Sipas këtij burimi Vuçiq ka folur edhe për raportin me opozitën edhe për disa përfaqësues diplomatik. 

 Sepse atyre ju intereson vetëm mendimi i ambasadave dhe si të i mbushin xhepat. Premtojnë gjithçka vetëm që të na largojnë. Unë nuk do të jap çdo gjë nga shteti që të mbetem në pushtet ", thotë të ketë deklaruar Vuçiq transmeton burimi i "Blic". 

Në takimin ku kanë marr pjesë mbi 3 mijë anëtarë të SNS përveç temës së zgjedhjeve është diskutuar edhe për vizitën e presidentit rus Vladimir Putin. 

Në sallën "Pinki" ka fol edhe minisitri Stefanoviç I pyetur nëse u diskutuar çështja e zgjedhjeve ai theksoi se duhet menduar të gjitha dhe duhet shikuar në interes të përgjithshëm edhe jo vetëm ato partiake. 

"Ne jemi përherë të gatshëm për zgjedhje por shtrohet pyetja a janë ato në këtë moment mirë për Serbinë. Aktualisht po vizitojmë këshillat e partisë nëpër Serbi dhe kur të kemi një qëndrim konkret dhe njohuri se çka është më e mira për Serbinë do njoftojmë opinionin. Përmes takimit edhe bisedës me popullin duam të arrijmë gjërat më të rëndësishme ", porositi Stefanoviç, shkruan gazeta transmeton “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat