Vuçiq: Pajtohem me Isa Mustafën, më pëlqeu qëndrimi i LDK-së! - Bota Sot
Vuçiq: Pajtohem me Isa Mustafën, më pëlqeu qëndrimi i LDK-së!

Lajme

Vuçiq: Pajtohem me Isa Mustafën, më pëlqeu qëndrimi i LDK-së!

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:42
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot në një konferencë për media se i ka pëlqyer qëndrimi i LDK-së dhe Isa Mustafës për letrat e dërguara nga Donald Trump.

Sipas presidentit serb, qëndrimi i LDK-së është pozitiv.

“Ne jemi duke pritur një vendim nga shqiptarët. Tani mendoj se është më e lehtë pas deklaratave të LDK-së. Sipas hulumtimeve, LDK është partia më e fuqishme dhe kjo jep lehtësi për një vendim” ka thënë Vuçiq.

Presidentit serb i ka pëlqyer më shumë qëndrimi i Isa Mustafës lidhur me heqjen e taksës.

Isa Mustafa tha dje në një konferencë se është papërgjegjësi politike e Qeverisë e cila ka vendosur ti rrisë masat me taksën 100% për produktet e Serbisë e që është veprim që tregon jo konsideratë ndaj letrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne e kemi vlerësuar letrën e Presidentit Trump që procesi i dialogut të shkojë karshi SHBA’ve. Për neve është e pakuptimtë qe institucioni i shton masat e taksës 100%, në vend që të ketë konsiderate ndaj një letre të një Presidenti si Trump”, ka thënë Mustafa. /IO

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...