Vdes ish-ambasadori slloven Milan Majhen - Bota Sot
Vdes ish-ambasadori slloven Milan Majhen

Lajme

Vdes ish-ambasadori slloven Milan Majhen

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:14
Milan Majhen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, përcjell “Bota Sot”.

Haradinaj thotë se ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...