Thaçi poston për Lushtakun, reagojnë komentuesit: Pse e krijove këtë gjykatë? - Bota Sot
Thaçi poston për Lushtakun, reagojnë komentuesit: Pse e krijove këtë gjykatë?

Lajme

Thaçi poston për Lushtakun, reagojnë komentuesit: Pse e krijove këtë gjykatë?

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:25
Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku

Sot kur në Gjykatën Speciale në Hagë po intervistohet ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook për të dhe i ka numëruar krimet serbe që ndodhën në rajonin e Drenicës gjatë luftës. Por, nuk ka marrë komente të këndshme nga komentuesit.

Reagime të shumta kanë ardhur në postimin e Thaçit për Lushtakun, komentuesit e kanë pytetur se pse e ka krijuar këtë gjykatë. Dikush i ka thënë Thaçit se po derdh lot krokodili, dikush tjetër i ka shkruar se planin për gjykatën e ka realizuar vetë etj.

Disa nga komentet në postimin e Thaçit:

Image

Sidoqoftë Thaçi ka thënë se sot padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. "Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe", ka shkruar presdienti.

Postimi i plotë i tij:

Sot në Hagë po intervistohet bashkëluftëtari ynë Sami Lushtaku, që vjen nga rajoni i Drenicës ku forcat serbe masakruan me qindra civilë të pafajshëm dhe drejtësia ndërkombëtare as që është marrë me krimet e tyre.

Në fshatrat Likoshan e Çirez të Drenicës, më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 24 civilë të pafajshëm. Në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 56 anëtarë të familjes Jashari. Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme të Drenicës, forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu. Më 28 mars 1999, forcat serbe në fshatin Izbicë vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë, ushtria dhe policia serbe vranë 98 civilë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur. Po në muajin prill të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 54 civilë në Poklek të Ri dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër. Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan edhe qindra civilë të tjerë të pafajshëm anekënd Drenicës dhe Kosovës, por drejtësia ndërkombëtare as që ka nisur të merret me këto krime.

Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...