Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha në Kosovë, “Frutex”, Shaqir Palushi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë, që t’i rrisin pagat për punëtorët, në mënyrë që të kontribuojnë që rinia mos ta braktis Kosovën.
Ai thotë se, kompania e tij, “Frutex” ka të punësuar 160 persona dhe paga mesatare neto është 554 euro.
Ja postimi i tij:
Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë:
Ti rrisim pagat e punëtorëve.
Kontribuojmë që rinia mos ta braktis Kosovën.
Në kompaninë “Frutex” numri i të punësuarve është 160, paga mesatare neto është 554 Euro.