The New York Times rreth vizitës së Putinit: Serbia përsëri balancon mes Lindjes dhe Perëndimit

Lajme

The New York Times rreth vizitës së Putinit: Serbia përsëri balancon mes Lindjes dhe Perëndimit

Nga: F.B Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:02
Putin dhe Vuçiq

Strategjia e balancimit të Serbisë mes Lindjes dhe perëndimit përsëri është relevante, ndërsa bartësi i kësaj politike është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta amerikane The New York Times,  transmeton “Bota Sot” në tekstin për vizitën e presidentit rus në Beograd.

Si vend i krahut lindor të Evropës që po përpiqet të anëtarësohet në BE pa prishjen e lidhjeve me Moskën, Serbia është përsëri “ në lojë” shkruan gazeta.

The New York Times  shkruan se Putinit i është bërë një pritje madhore – ndërsa uji në fontanën qendrore të Beogradit ishte ngjyrosur në të kuq, gjylet e topave kanë gjëmuar tek Pallati Serbia ndërsa dhjetëra serb kanë sjell me autobus në gjithë vendi që të përshëndesin mysafirin.

Pamja ishte e kohës së mbretërve shkruan gazeta dhe shton se këto nuk kanë kohë të zakonshme për Serbinë, e cila edhe njëherë u gjend e lëkundur ndërmjet lindjes dhe perëndimit, në mënyrën që përkujton lufta e ftohtë.

Jugosllavia e atëhershme ia doli të mbetet jashtë bllokut sovjetik, të cilit nominalisht i përkiste, ndërsa sot kjo strategji e balancimit bëhet sërish relative në prag të garës së përtërirë lindje-perëndim për ndikim politik edhe ekonomik në Evropë veçanërisht në Ballkan, shkruan The New York Times.

Pika bartëse e balancimit është presidenti serbe Vuçiq, lideri gjithnjë me autoritar që duket shumë i ngjashëm me Putinin. Në Serbi kanë ndjenja të ngrohta për Rusinë dhe “çmenden” për Putinin që është vërejtur edhe para rritjes ku në Bill-borde e kanë përshëndetur si “mik të çmuar” të Serbisë, duke vendosur portretin e tij në fanella, filxhan etj.

Gazeta amerikane shkruan se para tempullit “Sveti Sava” ishin tubuar 100 mijë njerëz që të përshëndesin Putinin dhe Vuçiqin. Shumë prej tyre iu janë ofruar stimulime si bie fjala 5 litra qumësht, ndërsa disa kanë thënë se janë kërcënuar me humbje pune nëse nuk vijnë. Tubimi për Putinin ishte komplet i kundërt me tubimin një ditë më herët në shënim të njëvjetorit të vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare Oliver Ivanoviq shkruan gazeta, që organizimin me simpatizuesit e vetë Vuçiq dëshironte të shihte çfarë mbështetje ka ai.

Gazeta citon liderin e Partisë Popullore Vuk Jeremiç se „është krejt e pazakonshme, posaçërisht në demokraci që qeveria të organizoj tubim masiv për të përshëndetur një zyrtar të jashtëm“.

Vuçiq ka luajtur në kartën se perëndimi kur të sheh masën e madhe do bëjnë tolerime ndaj sjelljes autokrate të tij, me shpresën se ai nuk do ndalet në përkushtimin drejt Bashkimit Evropian shprehet Jeremiç, shkruan The New York Times.

Kjo ka krijuar mundësinë për Rusinë që Serbinë e  sheh si shenjë të investimit potencial, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazin natyror shton The New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat