I dënuari për vrasje dhe ikje nga burgu kërkon nga presidenti Thaçi t’ia falë 8 vjet burg

Lajme

I dënuari për vrasje dhe ikje nga burgu kërkon nga presidenti Thaçi t’ia falë 8 vjet burg

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Faton Hajrizi (33), i dënuar me 25 vjet burg për shkak të vrasjes së një ushtari rus të KFOR-it në vitin 2000 dhe për shkak të disa veprave të tjera (ikje nga burgu) deri më tani ka mbajtur 17 vjet burg.

Faton Hajrizi, tani 33 vjeç, nga Klina e Poshtme e Skenderajt, nëpërmes një letre nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, një kopje e së cilës i është dërguar edhe  “Zëri”, i ka kërkuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit që t’ia falë dënimin e mbetur, pasi që, siç ka vlerësuar ai, “tashmë është rritur dhe ka marrë mësim nga gabimet që ka bërë”.

Ai ka siguruar presidentin Thaçi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se do të jetë qytetar i ndershëm dhe mirënjohjes.

Hajrizi, i cili si 15-vjeçar kishte vrarë një ushtar rus të KFOR-it në qendër të qytetit të Skenderajt (2000) me armën të cilën ia kishte rrëmbyer është dënuar për këtë vepër me 5 vjet burg, por ai kishte vazhduar të kryejë vepra të dënueshme, sidomos të arratiset nga pothuajse të gjitha burgjet ku është mbajtur dhe në fund i janë përmbledhur gjithsejtë 25 vjet burg, nga të cilat ka mbajtur 17 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat