Jovanoviç: Dorëzimi i Kosovës hap shpejt çështjen e Rashkës dhe Vojvodinës

Lajme

Jovanoviç: Dorëzimi i Kosovës hap shpejt çështjen e Rashkës dhe Vojvodinës

Nga: F.B Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç, ka deklaruar në një tribunë me qytetarë në Kralevë se dorëzimi i Kosovës shpejtë do të hap çështjet e rrethit të Rashkës, jugut të Serbisë qendrore dhe Vojvodinës, shkruan “Danas, ”transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se kjo do të thotë se edhe gjeneratat e ardhshme do të merren me gjeopolitikë në vend se me ekonomi dhe zhvillim të Serbisë.

"Situata duhet të mbahet në gjendje të konfliktit të ngrirë, që do të thotë se në këtë moment nuk ka zgjidhje përfundimtare“, ka thënë Jovanoviç.

Lideri i DSS ka theksuar se tash në vepër është „tradhtia e hapur“.

„Kur Vuçiq thotë se "luftoj për vendosje kufiri" kjo do të thotë se pranon ndarjen dhe pavarësinë e 90-95 për qind të territorit të Kosovës“, vlerësoi Jovanoviç.

"Ka mundur dikush në vitin 1999 të ju thotë ushtarëve dhe policëve në Kosovë se po vdesin kot, kur sot dikush planifikon dorëzimin e Kosovës. Kjo që Vuçiq dëshiron të bëjë nuk i ka shkuar askujt në mend në 6 shekujt e fundit“, ka thënë presidenti i DSS-së.

Presidenti i Lëvizjes Shtetëformuese Slobodan Samarxhiq ka thënë se pushteti në Serbi ka obligim moral, politik dhe kushtetues të mbrojë Kosovën.

"Kosova është territor i marr-ur përkohësisht, nëse hiqni dorë nga kjo nga e drejta ndërkombëtare pronar bëhet ai me të cilin keni bërë marrëveshje “, theksoi Samarxhiq.

Ai mendon se pushteti mund të bëjë kthesë në politiken rreth Kosovës, por këtë nuk po e bënë.

Presidenti i Këshillit politik të DSS-a Milosh Koviç tha se Serbia sot ndodhet në prag të tradhtisë më të madhe në histori. "Nacionalizmi biologjik dhe territoret e pastra etnike janë ide të presidentit të republikës dhe ministrit të punëve të jashtme“, theksoi ai.

Sipas tij për Serbinë po përgatitet nga perëndimi skenari I ngjashëm me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Koviç ka shtuar se është mirë që në Serbi po mbahen protesta, "sepse pushteti po lëkundet“, por nuk është mirë se në to nuk përmendet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat