Materniteti i Ulqinit, i vetmi në zonën ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, po rrezikohet me mbyllje.
Arsyeja? Nuk ka sallë operimi që është normë e domosdoshme për funksionimin e tij.
Ruajtja e maternitetit vlerësohet si një sfidë e domosdoshme për banorët e shumtë të Ulqinit me rrethinë, por edhe të zonës së Krajës në Malin e Zi, njofton Zëri i Amerikës.