Thirrja e një arsimtari që të filloj mësimi: Merruni shpejt vesh, le t'bëhet pajtimi, ngase as në luftë, nuk është ndalë mësimi

Lajme

Thirrja e një arsimtari që të filloj mësimi: Merruni shpejt vesh, le t'bëhet pajtimi, ngase as në luftë, nuk është ndalë mësimi

Nga: N.Sh Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:38
Abdullah Blakçori

Arsimtari nga Podujeva, Abdullah Blakçori përmes disa vargjeve ka bërë thirrje që të ndërpritet greva dhe të filloj mësimi në Kosovë.

Blakçori, në vargjet e tij, thotë se, duhet të merren vesh grevistët dhe qeveritarët, pasi edhe “në libra të shenjtë mesazh është pajtimi”.

Ai shprehet se tashëm të gjitha të palarat janë dalë në shesh.

“Merruni shpejt vesh, le t'bëhet pajtimi, ngase as në luftë, nuk është ndalë mësimi”, shprehet ai në vargjet e tij.

Ja vargjet e tij:

MËSIMI

Merruni vesh shpejt

Që t'fillojë mësimi

Se dhe n'libra t'shenjtë

Mesazh është pajtimi

Që t'fillojë mësimi

Shpejt merruni vesh

Se t'gjitha t'palarat

Na kanë dalë në shesh

Për këto marifete

Fëmijët s'janë fajtorë

Mos i lini në terr

Se t'gjithë u bëmë hor

Nxënësit janë engjuj

Ata duan dritë

Loti që e derdhin

I verbon çdo ditë

Merruni shpejt vesh

Le t'bëhet pajtimi

Ngase as në luftë

Nuk është ndalë mësimi

Merruni shpejt vesh

Ëndrrën mos ua vrisni

Të gjithë jemi tanët

Andaj çfarë po prisni

Merruni shpejt vesh

E mos flisni kot

Se mësimi që humb

S'kompensohet dot...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat